Aktualitet

Ndodh edhe kështu! Publikoi foto intime të një 18-vjeçari, nis hetimi për adoleshenten

Një adoleshente është vënë në hetim pasi ka publikuar në rrjetet sociale foto intime të një 18-vjeçari.

F.I
Ndodh edhe kështu! Publikoi foto intime të një 18-vjeçari,
FOTO ILUSTRUESE

FIER- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku ndryshe nga rastet e tjera, një adoleshente është vënë në hetim pasi ka publikuar në rrjetet sociale foto intime të një 18-vjeçari. Burime bëjnë se 17-vjeçarja i ka hedhur fotot e të riut në rrjete sociale, ndërsa është marrë në pyetje lidhur me këtë rast.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, njofton policia.

Rrethanat dhe shkaqet mbeten të panjohura dhe ngjarja është ende nën hetim./ZËRI

Poll

MOS HUMB