Aktualitet

Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli milioner nga drejtësia...PD i jep dorën për ta bërë deputet

Për të mos e komentuar gjatë ëndrrën e re të ish-gjyqtarit, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një reagim për gazetarët sot në konferencë për median tha se kemi të bëjmë me vetëkandidime, që më pas do të vlerësohen nga Komisioni Zgjedhor.

k.m.
Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Gjin Gjoni

TIRANË- Gjin Gjoni është një nga emrat më të njohur të drejtësisë së vjetër, por tani punon "modestisht" si avokat dhe ka aspirata të tjera për veten e tij. I hapur për të provuar veten në fusha të reja, Gjin Gjoni, i cili u bë simbol i drejtësisë së vjetër me pasurinë e tij dhe shkau para se t'i bëhej Vettingu, tani po garon në Lezhë për t'u bërë kryetari i degës së "bluve", post që do ta ndihmonte që në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin që vjen, të kapte një vend edhe në Kuvendin e Shqipërisë si deputet. Por kjo nuk është hera e parë që Gjoni do të futet në politikë. Korrikun e vitit 2020 kur u publikua lajmi rreth planeve të PD-së për të kandiduar Gjin Gjonin për deputet, kundër doli e gjithë përfaqësia diplomatike në Shqipëri, e cila detyroi Partinë Demokratike që të dilte kundër tij. Por ky episod duke se është harruar.

Ndaj po rikthejmë dosjen e plotë të Gjonit dhe të shkuarën e tij si gjyqtar që i siguroi pasuri që kurrësesi nuk do ta grumbullonte veç me rrogën si gjyqtar. Së fundmi u përmend tërthorazi! Nëpërmjet tij u gjetën lidhje me ish- shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, i cili u arrestua pasi siguroi kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut. Rezultoi se Gjoni ishte djali i vëllait të ish-gjyqtarit që dha dorëheqjen para se të dilte para trupës gjykuese të Vettingut. Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, pas vendimit për të lënë pas investimin e jetës për t'u bërë gjyqtar, më 2020 vendosi që të themelonte shoqërinë "G&G LAW FIRM".

Por pse u largua nga drejtësia?

Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Gjin Gjoni

Në datën 17 korrik 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbylli hetimet 17-mujore për pasurinë e Gjin Gjonit, por edhe ky i fundit, po atë ditë dha dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për tërheqjen e tij dha 2 arsyetime.

Në versionin e parë tha se nuk i besonte procesit: Shumë kolegë të nderuar nuk i janë nënshtruar në mënyrë të barabartë ligjit, shumë kolegë që kanë dënuar eksponentë të rkimit të organizuar janë flakur nga sistemi vetëm sepse nuk i do partia, ndërkohë që shumë të tjerë, kanë kaluar pavarësisht paligjshmërisë së akumuluar sa një mal në suhtrimin e funksionit të tyre si gjyqtar. Sulmeve politike nuk u jam përgjigjur. Trupa, e cila më gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar, të cilët kanë mbajtur pesha nga më të vështirat dhe të rëndat, është në nivel që lë shumë për të dëshiruar, si në aspektin profesional, në formimin e përgjithshëm si dhe lidhjet që kanë me politikën (80% e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate). Për këto arsye, kërkoj të heq dorë në mënyrë të parevokueshme nga statusi i gjyqtarit dhe njëkohësit gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndërsa në të dytin se kishte aspirata për politikë dhe i ishte propozuar si kandiduar për deputet nga drejtuesit e PD-së në Tiranë. Këtë të dytën ia hodhi poshtë ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila publikisht u kërkoi partive, në këtë rast PD-së, që të verifikonin të gjithë kandidatët dhe të mos minonin demokracinë me përzgjedhjet e gabuara. Ndaj ëndërra për t'u bërë deputet i mbeti në sirtar. PD u detyra që të dilte në deklaratë dhe të thoshte se nuk do të pranonte asnjë kandidat që kishte dhënë dorëhiqen për shkak të Vettingut. Kështu të vetmen mundësi kishte futjen në garë të të vëllait, Fran Gjoni, i cili nuk ia doli dot që të fitonte mandatin. 

DY PRETEKSTET E GJIN GJONIT:

Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Gjin Gjoni

PASURIA MARRAMENDËSE E GJIN GJONIT:

Gjin Gjoni e nisi karrierën e tij në drejtësinë shqiptare në vitin 1994 si i pastrehë. Hyri i pastrehë, pa makinë të tijën dhe pa para, por doli miliarder nga sistemi, bashkë me të shoqen. Nga '94, e mori shpejt veten. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se as Gjin Gjoni dhe as Elona Çaushi nuk justifikojnë deri në vitin 2014 një pasuri me vlerë rreth 2 milionë euro. As sot nuk i ka dhënë askush përgjigje. I larguar nga sistemi, Gjin Gjoni shijon pasurinë e vendosur ndër vite si gjyqtar. 

BIZNESI I BASHKËSHORTES

Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Elona Çaushi

Siç e përshkruan vetë në një intervistë, Elona tregon se u frymëzua nga Gjermania për të hapur edhe në aeroportin "Nënë Tereza" një "Duty Free". Ajo dha idenë, dikush tjetër investoi, gjithçka në rregull. Kompania Albania Duty Free Distribution u themelua në vitin 1997 në pronësi të Elona Çaushit dhe shtetasit gjerman, Werner Mehlber. Në vitin 2004, Çaushi bleu kuotat e aksioneve që i përkisnin Mehlber-it dhe u bë 100 % aksionere e kompanisë. Në vjeshtën e vitit 2019, të shtyrë edhe nga denoncimet në media, Ministria e Financave vendosi që të anulonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Tenderin e mori "ICFD", një kompani amerikane, por ADFD nuk liroi kurrë ambientet dhe çështjen e dërguan në gjyq. Në gjyq, atje ku vendimin do ta jepnin kolegët e bashkëshortit të saj. Gjykata e Tiranës doli në përndimin se si pasojë e ndryshimeve të vitit 2007 të bëra në Kodin Doganor, licenca dhe kontrata e qirasë për ambientet për ushtrimin e aktivitetit në aeroport janë përcaktuar për një periudhë kohore 5 vjeçare. Pra "fajtore" ishte Ministria e Financave që nuk e kishte njoftuar për mosrinovimin e licencës, deri më 27 qershor 2019. Për të gjitha zhvillimet, në shtator të vitit 2020, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për klimën e investimeve në Shqipëri duke u ndalur gjatë tek çështja e skandalit "Duty Free".

“Investitorët amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare jo vetëm me njësite publike, por dhe me ato private. Investimi i një kompanie amerikane u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara”.

Megjithatë biznesi nuk u zgjati përgjithmonë dhe tani, "Duty Free" kontrollohet nga konglomerati i mirënjohur francez "Lagardère".

KARRIERA E GJIN GJONIT

Duke qenë se ka qenë gjyqtar për 27 vite, ndoshta mendoni se i tillë ka qenë edhe formimi i tij. Por jo! Gjin Gjoni është arsimuar fillimisht në Universitetin Bujqësor i Tiranës. në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi u shkollua në "Plepat"! Dalëngadalë ngjiti shkallët e karrierës si gjyqtar duke marrë në duar disa nga dosjet më të bujshme të të gjitha kohërave. Trajtoi rastin e Abdulselam Turgut, bos ndërkombëtar droge. Ai u arrestua në vitin 2011 në Rinas, Gjin Gjoni e la në “arrest shtëpie” duke i dhënë mundësinë që të arratisej nga Shqipëria me identitet tjetër. Vehbi Alimuçaj, ish-drejtuesin e kompanisë mashtruese VEFA e dënoi me 5 vjet nga 25 që kërkoi Prokuroria; shqyrtoi edhe dosjen e Genc Ferhatit, të dënuar për atentatin me anti-tank ku ngelën të vrarë Denis Gina dhe Medion Shehu...dhe grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998.

LIDHJA ME BERISHËN

Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Pamje nga grushti i shtetit
Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Pamje nga grushti i shtetit
Ëndrra për karrige e Gjin Gjonit! Hyri si "Plepist" e doli
Pamje nga grushti i shtetit

Gjyqtari Gjin Gjoni ka marrë pjesë edhe në gjykimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998 kur në Tiranë u organizua dhe u konsumua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. E gjitha ndodhi dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe vetë Fatos Nanon. Për vite me radhë, Prokuroria këmbënguli se Kryeministria dhe institucionet e tjera shtetërore u sulmuan në mënyrë të organizuar, në përfundim nuk ia dolën që të provonin akuzat ndaj 20 të dyshuarve për kryengritje të armatosur.

Nder që ndoshta sot do t'ja kthejë duke e futur në parti. Në fund të fundit, nuk ka kush ti thotë jo! Kush do ta bëjë; Ambasada Amerikane? Berisha edhe vetë është "non grata", ndaj me shumë gjasa, vitin që vjen, një deputet me profil të ri mund t'i shtohet sallës./ZËRI

Poll

MOS HUMB