Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush pritet të emërohet shef i “Rrugores”

Ndërkohë, Buzi ka qenë në krye të komisariatit të Policisë së Himarës, e më pas është transferuar në Doganën e Qafë Botës, ndërsa tashmë në Policinë e Tiranës

zh.ll
Ndryshime në Policinë e Tiranës, ja kush pritet të
policia e shtetit

TIRANË- Neritan Buzi pritet të jetë shefi i ri i komanduar i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se ai do të zërë vendin e Lorenc Shehut në Policinë e Tiranës. Ky i fundit, pas përfundimit të mandatimit në krye të Policisë Rrugore të Tiranës, është kthyer në detyrën e tij të mëparshme si shef i Task Forcës së Rrugores në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Ndërkohë, Buzi ka qenë në krye të komisariatit të Policisë së Himarës, e më pas është transferuar në Doganën e Qafë Botës, ndërsa tashmë në Policinë e Tiranës. Megjithatë, qëndrimi i tij në krye të Rrugores së Tiranës do të jetë i përkohshëm për shkak se është i komanduar. Kjo pasi sipas rregullave, drejtuesi i Rrugores së kryeqytetit duhet të zgjidhet përmes konkursit.

Ndryshimet në Policinë Rrugore të Tiranës ndodhin pas arrestimit të ish-shefit të saj, Roven Zeka, nën dyshimet për korrupsion. SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të Policisë Rrugore të kryeqytetit. Ata akuzohen për “korrupsion pasiv” lidhur me një ngjarje të ndodhur më 16 prill, ku kërkuan ryshfet për të mos arrestuar drejtuesen e një mjeti që kishte shkaktuar një aksident me pesë të plagosur në kryeqytet./ZËRI

Poll

MOS HUMB