Aktualitet

Protestuesit e PD përplasen me medalistët shqiptarë të "Paris 2024"

Sportistët kishin shkuar në ambientet e bashkisë për të realizuar fotografi përballë flamurit të vendosur në nder të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike "Paris 2024".

M.M
Protestuesit e PD përplasen me medalistët shqiptarë të
Moment nga incidenti

TIRANË- Një incident ka ndodhur sot para Bashkisë së Tiranës, ku sportistët e Federatës së Mundjes dhe stafi i tyre u përballën me një grup protestuesish të Partisë Demokratike. Ndërsa fituesit e medaljeve së bashku me trajnerët e kombëtares, po dilnin nga dera kryesore e institucionit, disa protestues i akuzuan se po shfrytëzoheshin për qëllime politike nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Sportistët kishin shkuar në ambientet e bashkisë për të realizuar fotografi përballë flamurit të vendosur në nder të medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike "Paris 2024". Megjithatë ky moment u shoqërua me disa akuza drejtuar sportistëve dhe stafit për përfshirje në një shfaqje të organizuar nga Veliaj./ ZËRI

Poll

MOS HUMB