Aktualitet

Në grevë urie prej 13 ditësh, i dënuari në burgun e Burrelit përfundon në spital

Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit.

f.t
Në grevë urie prej 13 ditësh, i dënuari në burgun e
foto ilustruese

BURREL-Prej 13 ditësh i dënuari Vladimir Hoxhaj me origjinë nga Malësia e Madhe i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ndodhet në grevë urie. Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit. Mbrëmjen e djeshme gjendja e tij është rënduar dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Aktualisht nuk dihet se si është gejndja e tij shëndetësore.

Hoxhaj pak ditë më parë me anë të një letre tregoi dhe arsyen pse u fut në grevë urie. Në letrën që Hoxhaj ka shkruar thekson se transferimi i tij në këtë burg është i padrejtë pasi fillimisht e kanë çuar nga burgu i Peqinit për në Reç të Shkodrës, por aty e kanë mbajtur vetëm 24 orë dhe më pas e kanë transferuar në Burrel.

I dënuari me burgim të përjetshëm thotë se ky transferim është i padrejtë dhe se argumenti i dhënë nuk qëndron pasi atje nuk i rrezikohet jeta, siç është një ndër arsyet e transferimit. Valmir Hoxhaj akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit që sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë duke futur brenda burgut sende të paligjshme dhe kjo nuk do të ishte e lehtë më pas. Ai i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë dhe ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi deklaron se nënën e ka të sëmurë, në të kundërt shkruante ai, do të vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB