
KUKËS-Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Për 41-vjeçarin është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D. K., 41 vjeç.
Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë./ZËRI