Aktualitet

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës, dyshohet se...(EMRI)

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 53-vjeçari është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit, ku dyshohet se ka pësuar një parainfarkt.

zh.ll
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e
Foto ilustruese

VLORË- Një i paraburgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se bëhet fjalë për 53-vjeçarin e identifikuar si Blerim Zija Lena, nga Struga, i cili ishte arrestuar më 23 prill të këij viti nga Komisariati i Policisë Vlorë për veprën penale të lëndëve narkotike. Ai ishte transferuar në IEVP Vlorë më 27 prill 2026.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 53-vjeçari është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit, ku dyshohet se ka pësuar një parainfarkt. Gjatë transportimit drejt spitalit, ai ka pësuar një tjetër goditje në zemër, e cila rezultoi fatale.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB