Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari në Itali

Gjatë debatit, me një thikë shqiptari ka goditur dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar.

f.t
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet shqiptari në
foto ilustruese

ITALI- Ka përfunduar në Rimini periudha e arratisjes së një 28-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje në tentativë. I riu shqiptar u vu në pranga në Rimini nga efektivët e policies, gjatë një kontrolli në territor, shkruajnë mediat italiane.

Oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin. Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, emri i 28-vjeçarit ndezi zile alarmi dhe doli se mbi të rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.

28-vjeçari shtatorin e kaluar kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme. Gjatë debatit, me një thikë shqiptari ka goditur dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar. Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB