
GRAMSH- Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj katër adoleshentëve të cilët u përfshinë në vrasjen e një nxënësi në Gramsh, bashkëmoshatar me ta. Shkak i shtyrjes së seancës ishte mosparaqitja e avokateve mbrojtës të personit tjetër të kësaj ngjarje, i cili mbeti i plagosur.
Ndërkohë tensione ka pasur në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupën gjykuese që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Pas tensioneve, ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.
Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi. Mbi katër të miturit e marrë si të pandehur rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. 15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve.
/ZËRI