
BRITANI E MADHE- Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një shqiptari. 43-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Ermal Gjika është shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë në zonën e Walsall-it.
Sipas mediave britanike, ai akuzohet për përfshirje në një vjedhje me dhunë, ndaj edhe kërkojë ndihmën e qytetarëve për ta kapur.

"Kushdo që e ka parë atë kërkohet të kontaktojë Policinë e ëest Midlands nëpërmjet numrit të tyre 999, ose si alternativë nëpërmjet shërbimit Live Chat në faqen e tyre të internetit , duke cituar numrin e regjistrimit 20/131355/25. Nëse e shihni, telefononi në 999 duke cituar numrin 20/131355/25,"-thuhet në njoftimin e Policisë.
Forcat e rendit kërkojnë nga qytetarët që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojnë urgjentisht në numrin 999 ose të përdorin shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të Policisë./ZËRI