
BRITANI E MADHE- Një shqiptar i dënuar për përdhunimin e një nxënëseje në Britaninë e Madhe duket se nuk do ta humbasë nënshetësinë, të cilën e kishte përfituar duke gënjyer se ishte shtetas i Kosovës. Daily Mail raporton se 52-vjeçari Gjin Gjergji, i cili mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2000 duke u paraqitur si shtetas i Kosovës që po i shpëtonte luftës, nuk do ta humbasë shtetësinë pavarësisht apelit të ‘Home Office‘.
Zyra e Brendshme u përpoq t'i revokonte pasaportën e tij britanike në mënyrë që ai të mund të dëbohej pas dënimit të tij gjashtëvjeçar. Megjithatë, zyrtarët kishin dyshuar që në vitin 2005 se atij i ishte dhënë statusi i refugjatit me një identitet të rremë - megjithatë ata nuk kishin marrë masa. Me shpresën për ta dëbuar pas dënimit me burg për 6 vite, një tribunal për emigrantët konkludoi se do të ishte 'e padrejtë' t'i hiqej pasaporta britanike Gjergjit, pavarësisht zbulimit se kishte mashtruar kur aplikoi për azil. I pyetur për dënimin e tij për përdhunim, Gjergji u përpoq të fajësonte viktimën, duke thënë edhe një herë se ai kishte besuar se ajo ishte një prostitutë.
''Jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Ka shumë njerëz të këqij atje,"- tha ai.
Gjergji tha se besonte se ka të drejtë të qëndrojë në Britani, sepse ai ka një familje këtu dhe vendlindja e tij Shqipëria është shumë e rrezikshme. Pavarësisht kësaj, ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar./ZËRI