
TIRANË- Sherret për shkelje të sinjalistikave rrugore janë bërë tashmë të zakonshme në rrugët e kryeqytetit. Rasti i fundit ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën "Teodor Keko" në lagjen Astir. Një i ri nga qyteti është dhunuar nga shoferi i një mjeti me targa AC 101 DG, i cili kishte hyrë kundravajtje në një nga rrugët e kësaj lagje.
Ndonëse në shkelje të sinjalistikës rrugore ai kërkonte të kthehej pas, duke ju kundërvënë me forcë të riut nga Berati. Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, i riu beratas ka shenja të dukshme dhune në qafë.
Sikur të mos mjaftonte, agresori ka dëmtuar dhe mjetin e drejtuar nga viktima e agresionit të tij, ndërkohë që pas kryerjes së aktit të dhunshëm është larguar me shpejtësi nga vendi ku ndodhi ngjarja.