
TIRANË – Opinioni publik është tronditur gjatë ditës së sotme, teksa një 41-vjeçare në Durrës ka kryer vetëvrasje, pasi dyshohet se bullizohej në TikTok nga koleget.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, një grup aktivistësh kanë bërë thirrje për një protestë në Tiranë gjatë ditës së nesërme. Grupi deklaron se protesta do të mbahet ditën e nesërme, në orën 11:30 minuta në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
‘Lufto për të drejtat e tua. Bashkë kundër bullizmit. Bashkohemi jo vetëm për t’u sensibilizuar për rastin e trishtë të gruas 41-vjeçare, por edhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij fenomeni dashakeq”, thuhet në poster.

Posteri në foto, ku bëhet fjalë për demonstratën, është duke qarkulluar në rrjetet sociale./ZËRI/