Aktualitet

Nesër vetingu në polici, drejtuesi i parë që kalon në sitë (Emri)

Nesër më 18 dhjetor nis vetingu në polici. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj do dalë i pari para trupës gjykuese për vlerësim kalimtar.

D.XH
Nesër vetingu në polici, drejtuesi i parë që kalon në
Ministria e Brendshme

TIRANË – Duke filluar nga dita e nesërme, datë 18 dhjetor ora 09:00 do të nisin seancat publike të vetingut për drejtues të policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Do të jenë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe të AMP-së, që do të përballen me Trupin Vlerësues. Drejtuesi i parë që do të dalë përpara trupës gjykuese është Edmond Sulaj, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës në Policinë e Shtetit. Trupa vlerësuese për figurën e Sulajt do jetë: Arben Sefaj, kryesues; Denisa Sina, relatore; Suela Bulku, anëtare.

Nesër vetingu në polici, drejtuesi i parë që kalon në
Edmond Sulaj

Seancat publike do të mbahen në Sallën e Konferencave në Ministrinë e Brendshme dhe janë të hapura për publikun dhe median.

'Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median”, thuhet në njoftim.

Vettingu në polici rikthehet, pasi procesi u pezullua për disa muaj, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta./ZËRI/

Poll

MOS HUMB