TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku një grup i strukturuar kriminal ka arritur të hyjë pa autorizim në email-et e prokurorëve dhe kanë nxjerrë materiale sekrete hetimore.
Në këtë grup bën pjesë ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, madje me një rol 'kyç' sa i përket shpërndarjes së materialeve hetimore, në të cilat kanë rezultuara emra të politikës, persona nën hetim ose verifikim (Alqi Bllako, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj apo dhe Ulsi Manja, etj).
Hetimet, të detajuara, zbuluan se Arnold Rrokaj ka aksesuar në mënyrë të paligjshme sistemet kompjuterike të SPAK, duke shkarkuar dokumente sekrete, përgjime dhe vendime gjykate. Materialet i janë shpërndarë më pas Zambak Gjonit, i cili ka vepruar si ndërmjetës, dhe Agim Ismailit, ish-zyrtar i lartë, i cili ka pasur dijeni të plotë për natyrën e paligjshme të tyre.
Sipas njoftimit të shpërndarë, 19 janar, bëhet me dije skema e Rrokajt se si ka arritur të thyejë sigurinë e SPAK: “…Fillimisht kam përdorur aplikacionin online, i cili gjendet me adresën https://subdomainfinder.c99.nl. Pasi kam hapur këtë aplikacion, i cili ka të bëjë me skanimin e domaineve në rrjet, kam klikuar tek opsioni Private Scan, pasi ky opsion, bën të mundur që ky veprim nuk regjistrohet dhe çdo gjë ngel private ose e fshehur. Më pas kam shkruajtur në fushën e kërkimit për domain-in, adresën e Prokurorisë së Posaçme, spak.gov.al dhe kam klikuar kryerjen e skanimit. Pasi bëhet skanimi, sistemi ka nxjerrë disa ndërfaqe, njëra nga këto është domain-i me adresë mail.spak.gov.al, e cila gjendet me IP 134.0.62.150. Kam klikuar këtë adresë, dhe ky veprim më ka dërguar në hapjen e një faqe të re, në të cilën paraqitej kërkesa për të aksesuar në adresë email-i, ku kërkohej emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Në këtë moment unë kam tentuar disa emra përdoruesish dhe disa fjalëkalime, përdoruesish që kam shpjeguar më sipër dhe kam tentuar me fjalëkalimin fillestar, që ishte Spak@2019. Për ato përdorues që ky fjalëkalim ishte i ndryshuar, unë nuk kam marrë dot akses në të dhënat e brendshme të asaj adrese email-i. Kjo tentativë më ka funksionuar për ata përdorues që ju shpjegova më sipër”.
Nga këqyrja paraprake e aktit të ekspertimit teknik të aparatit celular në përdorim nga ky shtetas rezultoi se ai ja kishte dërguar informacionet e marra nga shtetasi Arnold Rrokaj, shtetasve: Armand Furriku, Erjon Pjetri, Ylber Bregaj, Ermal Kënaci, Eneda Osmani, Melsi Beli, Edmont Zotkaj, Maltin Malaj, Agim Ismaili, Ermal Torra, Alban Mustafaj, Suad Idrizi.
Nga tërësia e hetimeve të kryera deri në këtë fazë bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas analizës ligjore të dokumentacionit të administruar, është dokumentuar fakti penal se shtetasit Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, në bashkëpunim midis tyre, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme me mjete teknike, të dhënat kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik (email-et e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
Sipas njoftimit, personi nën hetim Agim Ismaili duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe t’i njihet akuza për kryerjen e veprës penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, , të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në përfundim, vlerësohet se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në përfundim të tyre është arritur të konkludohet se shtetasi Agim Ismaili, ka konsumuar veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.
Arnold Rrokaj i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
Zambak Gjoni i hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
Agim Ismaili i hetuar në gjendje të lirë dhe i akuzuar për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
NJOFTIM PËR PËRFUNDIMIN E HETIMEVE
Në Tiranë, sot më datë 19.12.2025,
Unë Bledar MAKSUTI, prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bazë të nenit 327 të K. Pr. Penale, me këtë akt i njoftoj përfundimin e hetimeve të pandehurit:
Agim Ismaili, i biri i Nik dhe File, dtl. 26.06.1969, i lindur në Bajram Curr, banues në Tiranë, rruga “Migjeni”, Laprakë, afer furrë buke “Thethi”, banesë private, shtetësi shqiptare, arsim i lartë, gjendja familjare i martuar, me dy fëmijë, i padënuar më parë, me Nr. personal G90626063ë, përfaqësuar nga Av. Afrim Shehu, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në rrethanat që tregohen më poshtë:
Nga aktet dhe provat e grumbulluara në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 277/1/1 të vitit 2025, rezulton se:
I. Rrethanat proceduriale:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar fillimisht procedimin penal nr. 277 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248 e 25, 260, 245 dhe 25, 287 të K. Penal.
Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncesion shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.
Pas kryerjes së hetimeve në kuadrin e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020, rezulton se prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të disa të pandehurve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka, me detyrë Ministër Mjedisi në kohën e ndodhjes së fakteve penale, Alqi Bllako me detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k., me Nipt L41914013H dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k., me Nipt L02302032C.
Me vendimin nr. 21 datë 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurve të sipërcituar.
Me vendimin e datës 19.09.2022, prokurori i çështjes ka vendosur ndërkohë ndarjen e procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 në disa procedime penale të tjera e ndër të tjera në procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, në kuadrin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore të tilla si këqyrje, sekuestrime, administrim të dhënash, pyetje personash etj.
Më datë 12.03.2025 nga ana e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Z. Altin Dumani, informohem se administratori i portalit mediatik “CNA” Elvi Fundo, kishte vënë në dijeni nëpërmjet ëhatsapp se një shtetas me emrin Zambak Gjoni i kishte dërguar informacione të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin “Ëord”.
Nga këqyrja që ju bë aparatit telefonik celular të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme rezulton se përmbajtja e dokumenteve që zotërohen përkatësisht nga shtetasi Elvi Fundo, dërguar nga ana e shtetasit Zambak Gjoni, përkon me dokumentacionin (elektronik file) të administruar në fashikullin dhe “Folder e procedimit penal 277/1” të vitit 2022.
Nga ana e policisë gjyqësore është identifikuar shtetasi Zambak Gjoni i datëlindjes 05.07.1986, i biri i Bib dhe i Pashke, lindur në Fushë-Arrëz Pukë, dhe banues në Rr. “Abdi Bej Toptani, Kamëz Tiranë me nr ID I607051050.
Po kështu nga ana e policisë gjyqësore është identifikuar edhe numri i telefonit celular 0698545441 i cili është në përdorim nga ana e shtetasit Zambak Gjoni i cili ka marrë mesazhet e sipër-cituara nga ana e shtetasit Arnold Rrokaj.
Më datë 12.03.2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, të shtetasit Zambak Gjoni, për kryerjen e veprave penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 13.03.2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, të shtetasit Arnold Rrokaj, për kryerjen e veprave penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 13.03.2025 është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve, për kryerjen e veprave penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka lënë në fuqi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj shtetasve:
• Zambak Gjoni, i biri i Bibë dhe Pashke, dtl. 05.07.1986, i lindur në Fushë Arrëz Pukë, banues në Kamëz, rruga “Abdi Bej Toptani”, banesë private, nr.45, shtetësi shqiptare, arsim i lartë, gjendja familjare beqar, i padënuar më parë, me Nr. personal I607051050.
dhe shtetasit:
• Arnold Rrokaj, i biri i Ilirjan dhe Qirjakulla, dtl. 20.07.1992, i lindur në Vlorë, banues në Vlorë, rruga “Kastriot Gjini”, kati 4, shtetësi shqiptare, arsim i lartë, gjendja familjare beqar, i padënuar më parë, me Nr. personal J20720111P.
Me vendimin e Prokurorit datë 02.07.2025, është bërë ndarja e procedimit penal dhe konkretisht ndarja e akteve që kanë të bëjnë me të hetuarit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, dhe konkretisht është vendosur ndarja e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke veçuar nga ky procedim penal, aktet që kanë të bëjnë me veprat penale të “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe krijimin e një fashikulli të ri me numër procedimin penal nr. 277/1/1 të vitit 2025 për procedimin e ndarë.
Me vendimin e Prokurorit datë 03.10.2025 është bërë gjithashtu pasqyrimi i të dhënave në regjistër dhe ndryshimi i cilësimit juridik të veprave penale konkretisht nga veprat penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Arnold Rrokaj dhe nga veprat penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, në ngarkim të personit nën hetim Zambak Gjoni.
Me vendimin “Për zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake”, datë 10.09.2025, është vendosur zgjatja e afatit të hetimeve për një periudhë 2 mujore, konkretisht nga data 13.09.2025 e deri në datë 13.12.2025.
Po më datë 03.10.2025 është bërë dhe regjistrimi i emrit të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, i shtetasit Agim Ismaili, për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Me vendimin “Për zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake”, datë 12.12.2025, është vendosur zgjatja e afatit të hetimeve për një periudhë 1 mujore, konkretisht nga data 13.12.2025 e deri në datë 13.01.2025.
II. Veprimet hetimore dhe rezultati i tyre:
1.1. Më datë 12.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Zambak Gjoni, i cili deklaroi se:
“Aktualisht jam i papunë. Më herët kam punuar si jurist në sistemin e burgjeve, dhe konkretisht pozicionin e fundit e kam patur pranë IKMT, si drejtor juridik, gjatë vitit 2023.”
Lidhur me shoqërimin tim në polici ditën e sotme, me qëllim pyetjen time, kam për të thënë se përpara disa vitesh, rreth vitit 2019, jam njohur me shtetasin Arnold Rrokaj, i cili punonte pranë IMT-së së Bashkisë Vlorë, si specialist ose inspektor. Në atë periudhë kam qenë dhe unë i punësuar pranë Burgut të Vlorës, si drejtor i komanduar dhe në këto rrethana, nëpërmjet rrethit shoqëror dhe miqësive të përbashkëta, kam krijuar njohje dhe marrëdhënie shoqërore me këtë shtetas. Me këtë shtetas, kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, pasi i kisha ruajtur raportet shoqërore me të. Më duhet gjithashtu të sqaroj faktin se ky shtetas ka qenë gjithmonë i dhënë pas teknologjisë dhe mesa kisha kuptuar, i vinte ndorësh të merrej me aplikacione të ndryshme si dhe me teknologjinë në përgjithësi. Përpara tre javësh, ndoshta 4 javë, nuk e mbaj mend mirë, Arnoldi më ka dërguar me sms, në aplikacionin ehatssap, disa të dhëna, të cilat ishin materiale hetimore, në format Ëord, që në pamje të parë dukeshin si materiale hetimore të përpiluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Materiali i parë mbaj mend që kishte të bënte me sms apo biseda të gjyera apo të përgjuara, këtë nuk di ta them, nga dosja e shtetasit Arben Ahmetaj, nga përmbajtja e të cilave kuptova se përse bëheshin fjalë pasi isha njohur me rastin nëpërmjet medias. Në vijim më ka dërguar dhe disa materiale të tjera hetimore, por në formatin ëord, si urdhëra ndalimi për një shtetas të cilit nuk ja mbaj mend emrin, material hetimor për shtetasin Damian Gjiknuri, që mbaj mend ishte relacion, që i përkiste vitit 2024, një material hetimor tjetër në format ëord për shtetasin Klodian Allajbeu, për të cilin më duhet të sqaroj se ishte pa stemë ose shenjë të strukturës suaj, por nga përmbajtja dukej si informacion i lidhur me hetimin. Më janë dërguar gjithashtu një procesverbal për këqyrjen e një aparati celular të një shtetaseje me emrin Oneida, mbiemrin e të cilës nuk e kujtoj. Ka qenë dhe një material hetimor, si procesverbal kontrolli banese, për disa shtetas me mbiemrin Copja, më duket se për shtetasin Franc Copja. Ka qenë dhe një material tjetër që ishin 2 ose 3 letëporosi drejtuar shtetasit Austriak ose dhe të shteteve të tjera, nuk e mbaj mend mirë.
Gjithashtu, më duhet të shtoj faktin se para 10 ditësh ose 2 javësh, nuk mbaj mend mirë, shtetasi Arnold Rrokaj, më ka dërguar një link dhe një fjalëkalim, për të cilin më tha se mund të aksesoheshin disa përgjime të komunikimeve të platformës Sky. Unë provova ta aksesoj por nuk munda të hyj në këtë link dhe madje i kam shkruajtur dhe shtetasit Arnold Rrokaj ose e kam marrë në telefon dhe i kam thënë që nuk mund ta aksesoj linkun, dhe e kam lënë kështu dhe nuk e kam tentuar më. Lidhur me këtë link ai më tha vetëm që aty mund të aksesoheshin komunikime të dekriptuara të aplikacionit të komunikimit Sky, dhe nuk më dha më tepër informacion si si e kishte akseskuar ai këtë informacion apo nga çfarë burimi e kishte gjetur linkun.. Unë këto informacione ja kam dërguar disa miqve të mi, me të cilët diskutojmë për aktualitetet e ditës ose ngjarje të ndryshme që ndodhin në Shqipëri, si për shembull shtetasve Melsi Beli, Armand Furriku, Erjon Pjetri, Ylber Bregaj, Ermal Kërnaci, Hysenand Osmani, si dhe dy gazetarëve, shtetasve Elvi Fundo dhe Basri Collaku. Me Elvi Fundon kam njohje shoqërore pasi e kam njohur kur kam qenë i punësuar në Korçë, përpara disa vitesh, ndërsa Basri Collakun e kam njohur nëpërmjet miqve të përbashkët. Dua të shtoj faktin se këtyre shtetasve nuk ju kam dërguar të gjithë materialin që më ka dërguar shtetasi Arnold Rrokaj, por vetëm një pjesë të vogël të materialit, pra në total një ose dy nga këto informacione.”
Pas dhënies së këtyre shpjegimeve, nga ana e policisë gjyqësore, shtetasi Zambak Gjoni i është bërë i ditur fakti se sipas nenit 37 të K.Pr.Penale, të dhënat e deklaruara përbëjnë të dhëna që e inkriminojnë apo tregojnë vetpërgjegjësi dhe për këtë shkak është ndërprerë pyetja, duke e paralajmëruar se ndaj tij mund të zhvillohen hetime, për veprat penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, dhe është ftuar të caktojë një avokat mbrojtës.
Për sa më sipër, shtetasi Zambak Gjoni deklaroi se do të jepte shpjegime në mënyrë të detajuar, në prezencë të një mbrojtësi.
II.2 Më datë 13.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime e shtetasit Zambak Gjoni, i cili u qëndroi shpjegimeve të dhëna më herët, gjithashtu duke shpjeguar faktin se ai nuk kishte qenë në dijeni se si i kishte përfituar shtetasi Arnold Rrokaj këto informacione. Gjithashtu, ky shtetas shpjegoi faktin se shpërndarjen e këtyre informacioneve tek persona të tretë, nuk e kishte bërë me qëllim përfitimi, por vetëm i shtyrë nga kurioziteti dhe interesi i lartë që këto hetime përfaqësonin.
II.3 Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 161 akti, datë 12.03.2025, është bërë sekuestrimi i aparatit celular në përdorim nga shtetasi Zambak Gjoni, si dhe është ushtruar kontroll vendesh dhe kontroll personal në banesën e shtetasit Arnold Rrokaj. Gjatë ushtrimit të kontrollit të banesës dhe personal të shtetasit Arnold Rrokaj, janë sekuestruar aparati celular në përdorim të këtij shtetasi, një usb e bardhë, një lap top si dhe një njësi qendrore PC-je.
II.4 Më datë 13.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Arnold Rrokaj, i cili deklaroi se:
“Lidhur me shoqërimin tim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kam për të sqaruar se përpara ndoshta 2 muajsh, kam qenë në banesë duke luajtur me telefonin tim personal, dhe po bëja disa skanime në një faqe online në rrjet, konkretisht, kjo faqe online, të cilat merren me skanimin e domain-eve, për të parë nëse ka ndërfaqe të tjera, nën faqe kryesore. Kjo përdoret nga ekspertët e IT-së, për testimin e portave në rrjet. Pasi kisha provuar disa adresa, kam provuar faqen spak.gov.al. Veprim të cilin e kam bërë vetëm i shtyrë nga kurioziteti se çfarë kishte. Pasi kam provuar këtë faqe nga telefoni, më janë shfaqur tre ose katër ndërfaqe të tjera, të cilat ishin autodiscover.spak.gov.al, e shoqëruar dhe me numrin përkatës të IP-së, e dyta ishte mail.spak.gov.al dhe e treta ka qenë spak.gov.al. Pasi i kam provuar, është hapur vetëm spak.gov.al. Më pas më është shfaqur një faqe email-i, ku më kërkonte kredencialet për të hyrë. Kam provuar disa kredenciale, konkretisht me emrat e prokurorëve të SPAK, pasi emrat e tyre ishin të afishuar në faqen zyrtare të SPAK. Pasi kam provuar disa prej tyre, është arritur të hapet përdoruesi me emrin elida.kackini, me fjalëkalim Spak@2019. Pasi u hap, i shtyrë nga kurioziteti, kam provuar dhe të tjerë përdorues, si për shembull behar.dibra, me fjalëkalim Spak@2019, dhe gjithashtu përdoruesin me emër enkelida.millonai, me fjalëkalim Spak@2019. Pasi këto tre janë hapur, i shtyrë nga kurioziteti, kam filluar duke parë materialet që ishin të dërguara dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve. Këto materiale, janë ruajtur në aparatin tim celular, të cilin ja kam vënë në dispozicion oficerëve të policisë gjyqësore, në folder-in doënload, në të cilin ka patur dhe materiale të tjera të shkarkuara, të cilat i kam fshirë. Disa prej këtyre materialeve që kam shkarkuar, kam komunikuar me një shokun tim me emrin Zambak Gjoni, të cilit i kam dërguar disa prej këtyre materialeve. Kryesisht i kam dërguar disa informacione që janë bërë publike dhe në media. Këto materiale janë relacione, informacione të përpiluara nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe të prokurorëve. Këto materiale nuk i janë dërguar ndonjë personi tjetër, për arsye se kanë qenë tepër sensitive dhe të klasifikuara. Pastaj e kam kontrolluar herë pas here gjendjen e të tre përdoruesve, dhe kur kam gjetur të dhëna të tjera, i kam hapur, i kam lexuar, dhe më pas i kam fshirë. Dua të ritheksoj faktin se këto materiale nuk jam kam dërguar njeriu tjetër përveç se shtetasit Zambak Gjonit dhe gjithashtu i kam administruar vetë. Gjithashtu dua të sqaroj faktin se për herë të fundit e kam kryer këtë veprim dje në mëngjes ose pardje, pra kam aksesuar adresën email behar.dibra, në të cilën vetëm lexova disa materiale, të karakterit të punës së përditshme rutinë, si relacione, informacione etj”.
Në këto kushte, në bazë të deklarimeve të dhëna më lart, ku shtetasi Arnold Rrokaj ka shpjeguar se ka shpërndarë materiale sekrete hetimore, ka dhënë shpjegime që sipas nenit 37 të K.Pr.Penale, përbëjnë të dhëna që e inkriminojnë apo tregojnë vetpërgjegjësi dhe për këtë shkak është ndërprerë marrja në pyetje duke e paralajmëruar se ndaj tij mund të zhvillohen hetime, për veprat penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe është ftuar të caktojë një avokat mbrojtës.
II.5 Më datë 13.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime e shtetasit Arnold Rrokaj, i cili ndër të tjera, shpjegoi në mënyrë të detajuar për organin procedues, mënyrën se si kishte aksesuar email-et e prokurorëve të SPAK dhe konkretisht:
“…Fillimisht kam përdorur aplikacionin online, i cili gjendet me adresën https://subdomainfinder.c99.nl. Pasi kam hapur këtë aplikacion, i cili ka të bëjë me skanimin e domaineve në rrjet, kam klikuar tek opsioni Private Scan, pasi ky opsion, bën të mundur që ky veprim nuk regjistrohet dhe çdo gjë ngel private ose e fshehur. Më pas kam shkruajtur në fushën e kërkimit për domain-in, adresën e Prokurorisë së Posaçme, spak.gov.al dhe kam klikuar kryerjen e skanimit. Pasi bëhet skanimi, sistemi ka nxjerrë disa ndërfaqe, njëra nga këto është domain-i me adresë mail.spak.gov.al, e cila gjendet me IP 134.0.62.150. Kam klikuar këtë adresë, dhe ky veprim më ka dërguar në hapjen e një faqe të re, në të cilën paraqitej kërkesa për të aksesuar në adresë email-i, ku kërkohej emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Në këtë moment unë kam tentuar disa emra përdoruesish dhe disa fjalëkalime, përdoruesish që kam shpjeguar më sipër dhe kam tentuar me fjalëkalimin fillestar, që ishte Spak@2019. Për ato përdorues që ky fjalëkalim ishte i ndryshuar, unë nuk kam marrë dot akses në të dhënat e brendshme të asaj adrese email-i. Kjo tentativë më ka funksionuar për ata përdorues që ju shpjegova më sipër”.
Lidhur me faktin nëse kishte komunikuar me njeri tjetër, për mënyrën se si kishte aksesuar email-et e prokurorëve, shtetasi Arnold Rrokaj shpjegoi se: “…Nuk kam komunikuar me njeri tjetër për mënyrën e aksesimit, pasi ka elementë teknikë që jo çdokush i kupton. Pra nga skanimi i faqes, ose përdorimi i inxhinierisë sociale për ta mbledhur informacionin dhe për ta administruar atë. Për veprimin e kryer kam komunikuar me nusen ose bashkëjetuesen time, të cilës i thashë se kam hapur faqen e SPAK, dhe ajo u habit kur e dëgjoi”.
Në përfundim, shtetasi Arnold Rrokaj shpjegoi se këto të dhëna nuk ja kishte dërguar askujt tjetër, përveç se shtetasit Zambak Gjoni, fakt të cilin e kishte pohuar dhe gjatë marrjes në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale.
II.6 Më datë 13.03.2025 është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve, për kryerjen e veprave penale “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave secrete sekrete”, të kryera në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/c paragrafi 2, 295/a paragrafi 4, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
II.7 Më datë 13.03.2025 janë përpiluar vendimet përkatëse të ekspertimit teknik, lidhur me sendet e gjetura gjatë kontrollit personal të shtetasit Zambak Gjoni dhe kontrollit personal dhe të vendeve të shtetasit Arnold Rrokaj.
Nga të dhënat e përfituara nga shpjegimet e shtetasit Zambak Gjoni si dhe nga këqyrja paraprake e aktit të ekspertimit teknik të aparatit celular në përdorim nga ky shtetas rezultoi se ai ja kishte dërguar informacionet e marra nga shtetasi Arnold Rrokaj, shtetasve: Armand Furriku, Erjon Pjetri, Ylber Bregaj, Ermal Kënaci, Eneda Osmani, Melsi Beli, Edmont Zotkaj, Maltin Malaj, Agim Ismaili, Ermal Torra, Alban Mustafaj, Suad Idrizi.
II.8 Më datë 15.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprën penale e shtetasve Erjon Pjetri, Armand Furriku dhe Ylber Bregaj, të cilët shpjeguan se janë rreth i ngushtë shoqëror i shtetasit Zambak Gjoni, me të cilin njiheshin prej disa vitesh.
Këta shtetas kishin krijuar dhe një grup në aplikacionin ëhatsapp së bashku me shtetasin Zambak Gjoni, me qëllim komunikimin në mënyrë të përbashkët, si dhe pikërisht në këtë grup ishin dërguar disa informacione nga ana e shtetasit Zambak Gjoni, për të cilat këta shtetas deklaruan se i kishin lexuar apo parë të shtyrë nga kurioziteti, por pa i kushtuar ndonjë rëndësi si dhe se nuk i kishin dërguar këto informacione tek persona të tretë.
II.9 Më datë 15.03.2025, u bë këqyrja e aparateve celulare të shtetasve të mësipërm, nga i cili rezultoi se këto informacione nuk ishin shpërndarë dhe se ato nuk i ishin dërguar personave të tretë.
II.10 Më datë 15.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetases Eneda Osmani, e cila deklaroi se nuk i kishin ardhur ndonjëherë materiale sekrete apo akte të Prokurorisë së Posaçme nga shtetasi Zambak Gjoni, fakt për të cilin kjo shtetase vuri në dispozicion dhe aparatin e saj celular, nga këqyrja e të cilit rezultoi se nuk dispononte asnjë material hetimor të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II.11 Më datë 15.03.2025 u bë marrja në pyetje e shtetasit Ermal Kënaci, i cili deklaroi se vetëm në muajin Nëntor vitit 2024, nga ana e shtetasit Zambak Gjoni, i ishte dërguar një material pdf, i cili ishte një vendim gjykate për caktimin e një mase sigurimi, ndaj gazetarit Elton Qyno, të cilin ai e pati lexuar dhe fshirë, pasi dhe në artikuj të ndryshëm mediatik, cilësohej fakti se SPAK kishte ndaluar publikimin e këtij akti.
II.12 Më datë 15.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Edmont Zotkaj, i cili gjithashtu deklaroi faktin se shtetasi Zambak Gjoni i kishte dërguar disa materiale me sms, por se ai nuk mbante mend as se për çfarë ishin dhe madje as i kishte lexuar ato për shkak se ekrani i aparatit të tij celular kishte patur defekt dhe për këtë arsye as kishte patur mundësi t’i lexonte. Në vijim, ky shtetas deklaroi se aparati celular i ishte prishur dhe për këtë shkak kishte qenë i detyruar ta ndërronte atë, të cilin e vuri në dispozicion të organit procedues. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të këtij shtetasi, rezultoi se nuk dispononte asnjë e dhënë apo dokument të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II.13 Më datë 15.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Melsi Beli, i cili deklaroi se ishte i punësuar pranë AKSHI-t dhe se me shtetasin Zambak Gjoni ishte njohur prej kohës që kishte qenë i punësuar në administratën e burgjeve. Më tej, ky shtetas, pohoi faktin se nga ana e shtetasit Zambak Gjoni i ishin dërguar disa materiale me përmbajtje të SPAK, dhe konkretisht materiale që kishin të bënin me Erjon Veliajn, Damian Gjiknurin, një material që përmendej pronari i spitalit amerikan, Klodian Allajbeu si dhe një material tjetër që kishte fotografi të disa kallëpeve të floririt. Për sa më sipër, ky shtetas deklaroi se informacionin lidhur me shtetasin Damian Gjiknuri ja kishte dërguar një koleges së tij, shtetases Blerina Hoxha, e cila gjithashtu ishte e punësuar pranë AKSHI-t, dhe se materialin që kishte të bënte me Erjon Veliajn, ja kishte dërguar shtetasit Agim Ismaili. Në përfundim të shpjegimeve të tij, shtetasi Melsi Beli deklaroi se ai nuk i kishte kushtuar rëndësi këtyre të dhënave dhe për këtë shkak nuk ishte paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme për të raportuar lidhur me shpërndarjen e tyre.
II.14 Më datë 15.03.2025, u bë marrja në pyetje e shtetasit Maltin Malaj, i cili shpjegoi se aktualisht është i papunë, dhe se më herët kishte punuar dhe në Drejtorinë e Burgjeve, ku kishte krijuar një raport miqësor me shtetasin Zambak Gjoni për shkak të marrëdhënies së punës. Lidhur me komunikimet e mbajtura me këtë shtetas, Maltin Malaj shpjegoi se për herë të fundit në muajin Shtator ose Tetor të vitit 2024, ishte takuar për kafe me shtetasin Zambak Gjoni, ku kishin diskutuar dhe për arrestimin e Sali Berishës, dhe faktin se shtetasi Zambak Gjoni, dispononte vendimin e caktimit të masës ndaj tij, për të cilin Maltini i kishte thënë t’ja dërgonte për ta lexuar, për shkak dhe se ai ishte pa punë në atë periudhë dhe kishte kohë të lirë për ta lexuar. Ndërkohë, shtetasi Maltin Malaj deklaroi gjithashtu faktin se nga ana e shtetasit Zambak Gjoni, i ishte dërguar dhe një dokument në formatin ëord, për shtetasin Damian Gjiknuri, kuptoi që ai po hetohej nga SPAK. Gjithashtu, shtetasi Maltin Malaj deklaroi dhe se shtetasi Zambak Gjoni i kishte dërguar gjithashtu dhe një vendim gjykate në ngarkim të shtetasit Erjon Veliaj.
Për sa më sipër, shtetasi Maltin Malaj shpjegoi se këto dokumenta i ishin nisur për shkak të kuriozitetit ndaj këtyre çështjeve, të cilat përbënin dhe interes të lartë publik dhe se ai thjesht e kishte falenderuar Zambakun për to, por se realisht nuk i ishte dukur ndonjë gjë për t’u shqetësuar pak ka menduar se përderisa shtetasi Zambak Gjoni i dispononte këto dokumente, ato mund t’i dispononin dhe persona të tjerë.
Në përfundim, shtetasi Maltin Malaj u pyet nëse i dispononte ende komunikimet me shtetasin Zambak Gjoni apo i kishte fshirë ato, pyetje së cilës ai iu përgjigj duke deklaruar se i kishte fshirë komunikimet me shtetasin Zambak Gjoni, për shkak se ishte thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme dhe se kishte fshirë dhe komunikime personale me persona të tjerë, pasi thirrja në SPAK i kishte krijuar shqetësim, por pa e kuptuar as vetë arsyen përse II.15
II.15 Në këto rrethana, në datë 15.03.2025 është kryer sekuestrimi me iniciativë i aparatit celular në përdorim nga shtetasi Maltin Malaj, me qëllim ekspertimin teknik të tij, për gjetjen e gjurmëve apo provave që i përkasin veprës penale.
II.16 Më datë 15.03.2025, është bërë marrja në pyetje e shtetases Blerina Hoxha, (të cilës i ishin dërguar dokumente nga shtetasi Melsi Beli), e cila shpjegoi se shtetasi Melsi Beli, i kishte dërguar një dokument për shtetasin Damian Gjiknuri në formatin ëord, dhe se i kishte dërguar një dokument për shtetasin Erjon Veliaj në formatin pdf. Në vijim, kjo shtetase deklaroi faktin se aktet e dërguara nga shtetasi Melsi Beli, ja kishte dërguar një miku të saj, shtetasit Enklid Gjini, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, dhe se bisedat me të nuk i kishte të ruajtura në aparatin celular, pasi nuk i ruante bisedat me miqtë.
Nga këqyrja e aparatit celular të kësaj shtetaseje, u dokumentua fakti që ajo nuk kishte asnjë nga dokumentat e përshkruara më sipër, të ruajtura në aparatin celular.
II.17 Më datë 15.03.2025, u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Agim Ismaili, i cili lidhur me njohjen e tij me shtetasin Zambak Gjoni, deklaroi se: “Po, Zambakun e njoh, kam marrëdhënie shoqërore me të. Në vitin 2019, unë kam filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe aty punonte dhe Zambak Gjoni. Aty dhe jemi njohur bashkë. Në bazë të sugjerimeve të strukturave aty, kishim një vakancë në burgun e Vlorës, dhe e kam komanduar drejtor të këtij burgu. Për arsye të kësaj natyre, kam patur kontakt të vazhdueshëm me të me rrugë zyrtare. Për arsye të ndryshme, ai ngeli për rreth 2 vite drejtor aty dhe kur u zëvendësua nga ky pozicion, e kam mbajtur afër dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Kur jam larguar nga sistemi i burgjeve në fund të Dhjetorit të vitit 2021, jam ndarë dhe me të dhe për rreth 1 vit e gjysëm nuk kam patur ndonjë komunikim. Kur fillova punë pranë IKMT, më ka ardhur në zyrë, dhe më kërkoi ndihmë për ta aktivizuar në punë. Ishin rrethana që drejtori juridik në IKMT kishte dhënë dorëheqjen, dhe unë kisha goxha besim tek Zambaku. Për konkretësi kam marrë shtetasin Adnir Abrija në telefon për ta njoftuar që kisha këtë ide për punësimin e shtetasit Zambak Gjoni, dhe kështu ai ka filluar punë pranë IKMT. Gjatë punës në IKMT, siç edhe kisha pritshmëri, demonstroi vlera shumë të larta profesionale, hurrërore, si puna orar pa orar, punë të vështira, derisa erdhi momenti kur unë u largova dhe ai qëndroi aty. Gjatë kësaj kohe, kuptohet që u forcua dhe miqësia dhe konfidenca me të. Një muaj pasi u largova unë, e hoqën dhe atë nga puna. Kur e hoqën, ndjeja një farë detyrimi moral sepse e ndjeja sikur shkaku që e kishin larguar, ishte për fajin tim. Ishte kjo dhe një arsye më tepër për të komunikuar me të. Një ndër format e komunikimit është dhe komunikimi nëpërmjet aplikacionit ëhatsapp, ku kemi shkëmbyer lajme të ndryshme, konsideratat tona për çështje të caktuara, humor etj. Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar. Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë. Kam patur komunikime me Zambakun me këtë rast dhe e kam marrë me humor kur më ka thënë që kam patur burime në SPAK. Sidomos këto kohë, kam njohje goxha të thellë me Zambakun dhe e njoh për shkak të kapaciteteve që ka. As më ka shkuar ndërmend” dhe as e kam besuar që ai mund të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion. Gjithnjë kam menduar që ai ka marrë materiale që kishin qarkulluar ndërmjet gazetarësh dhe mi kishte ridërguar mua”.
Ndërkohë, pasi u pyet përsëri lidhur me faktin nëse ja kishte dërguar personave të tretë këto materiale, shtetasi Agim Ismaili shpjegoi se ja kishte dërguar dhe shtetasve Ylli Gaxholli, të cilin e ka mik prej vitesh, si dhe shtetases Jonida Baçi, e cila është gjithashtu një lidhje shoqërore e tij.
Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Agim Ismaili evidentohet me interes fakti se ky i fundit, i ka ridërguar këto dokumente tek persona të tretë dhe konkretisht tek shtetasit S.N., Y.G., J.B., D.P., A.D., M.B dhe A.M, ndërkohë komunikimet e këtij të fundit me shtetasin Zambak Gjoni, janë trajtuar më poshtë, në analizimin e të dhënave të ekstraktuara nga këqyrja e aparatit celular të këtij të fundit.
II.18 Më datë 16.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit E.G., i cili deklaroi se shtetasen Blerina Hoxha e njeh për shkak se kishin punuar bashkë në qytetin e Fierit dhe se nuk i kishte kushtuar rëndësi akteve dhe dokumenteve që i kishte dërguar ajo në aplikacionin ëhatsapp. Këto dokumenta, shtetasi Enklid Gjini deklaroi se as nuk i kishte hapur apo dërguar personave të tretë. Në përfundim, ky shtetas deklaroi se nuk i kishte të ruajtura komunikimet me këtë shtetase.
Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit E.N., nuk rezultuan të dhëna me interes për hetimin si dhe nuk u konstatuan dokumentet e dërguara nga shtetasja Blerina Hoxha.
II.19 Më datë 16.03.2025 u bë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit S.N., i cili deklaroi se: “Me shtetasin Agim Ismaili komunikojmë shpesh dhe diskutojmë dhe çështje të interesit publik. Ai më ka dërguar disa akte por gjithnjë nuk kam ditur që janë sekrete por kam menduar se janë dokumenta gazetareske apo të përhapura nga mediat. Shumicën e tyre nuk është se i lexoj gjithnjë me ndonjë interes të madh nëse nuk është se janë të gjitha në interesin tim. Mbaj mend që mesa kujtoj, nga mesi i muajit Shkurt, ka qenë një informacion që unë e kam perceptuar si informacion publik, lidhur me hetimet e Arben Ahmetajt. As nuk e mbaj mend saktësisht se çfarë ka qenë, mund të kem bërë dhe një reagim spontan për materialin që më dërgoi por vetëm kaq. Nuk më kujtohet t’ja kem dërguar kujt këto të dhëna. Ndoshta mund t’i kem dërguar ndonjë gjë bashkëshortes por nuk di t’ju them saktësisht se çfarë. Mund ta konfirmoj me bashkëshorten kur të shkoj në shtëpi, pasi më duhet të shoh telefonin e saj, për shkak se në telefonin tim nuk i kam më këto të dhëna, pasi herë pas here unë i fshij të dhënat nga ëhatsapp, për shkak të komunikimeve të shumta që kam dhe për shkak se telefoni ngarkohet ngaqë shkarkohen shumë dokumente dhe shumica prej tyre janë të panevojshme”.
Krahas pyetjes në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale të këtij shtetasi, është bërë dhe këqyrja e aparatit të tij celular, nga i cili nuk u rezultuan të dhëna apo dokumente të ruajtura, të cilat i përkasin Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. II.20
Më datë 17.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit A.M., i cili u pyet lidhur me një grup në aplikacionin ëhatsapp, në të cilin ai së bashku me shtetasin Agim Ismaili si dhe familjarë të tjerë të këtij të fundit ishin pjesë. Nga pyetja e këtij shtetasi, rezultoi se ai nuk e njihte shtetasin Zambak Gjoni dhe se shtetasin Agim Ismaili e njihte prej rreth 25 vitesh për shkak se dhe ai vinte nga e njëjta zonë, kanë patur kontakte të shpeshta. Lidhur me komunikimet e tij me shtetasin Agim Ismaili, shtetasi A.M deklaroi se nuk kujtonte që shtetasi Agim Ismaili ti kishte dërguar akte sekrete të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si atij personalisht, apo dhe në grupin e komunikimit të krijuar prej tyre, në aplikacionin ëhatsapp, kjo edhe për faktin se ai nuk kishte komentuar në asnjërën prej dokumenteve të dërguara, fakt ky i cili rezultoi dhe nga këqyrja e komunikimeve, të pasqyruara në procesverbalin e këqyrjes.
Krahas pyetjes në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale të këtij shtetasi, është bërë dhe këqyrja e aparatit të tij celular, nga i cili nuk u rezultuan të dhëna apo dokumente të ruajtura, të cilat i përkasin Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II.21 Më datë 18.03.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasve Ermal Torra, Alban Mustafaj dhe Suad Idrizi, nga deklarimi i të cilëve ka rezultuar se edhe ata janë lidhje shoqërore e shtetasit Zambak Gjoni dhe se aktet e dërguara nga ai, ata nuk i kanë dërguar tek palë të treta.
II.22 Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve nuk u konstatuan të dhëna me interes për hetimin si dhe nuk rezultoi që ata ti kenë dërguar këto materiale tek të tretë.
II.23 Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, janë kërkuar tabulatet e thirrjeve hyrëse dhe dalëse për shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilat pasi janë administruar, i janë përcjellë me shkresën përkatëse Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit, Sektorit të IT për analizën e të dhënave telefonike.
Nga këqyrja dhe analizimi i tabulateve telefonike, nuk kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin.
II.24 Në bazë të kërkesës së mbrojtësit ligjor të personit nën hetim Arnold Rrokaj, është përpiluar gjithashtu një vendim ekspertimi mjeko-ligjor, nëpërmjet të cilit kërkohet të saktësohet nëse shtetasi Arnold Rrokaj vuan nga ndonjë sëmundje dhe nëse po, të përcaktohet diagnoza e saktë e saj; nëse ka sëmundje që përbëjnë rrezik për jetën e tij si dhe nëse mbajtja e këtij shtetasi në regjim paraburgimi, përbën rrezik për jetën e tij.
II.25 Më datë 28.07.2025 është administruar akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr. 1726 datë 23.07.2025 për personin nën hetim Arnold Rrokaj nga ku është konkluduar se ky shtetas vuan nga Hipokalemia, gjendja e tij është e stabilizuar, pa rrezik për jetën dhe shëndetin duke qëndruar në IEVP. Sipas konkluzionit të ekspertit, kjo sëmundje mund të trajtohet në Qendrën Spitalore të Burgjeve Tiranë.
II.26 Pas përpilimit të vendimeve për ekspertimin teknik të sendeve (aparate celularë; laptop etj.), janë administruar aktet e ekspertimit të cilat u janë nënshtruar këqyrjes.
II.27 Nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik nr. 65, datë 18.03.2025 (aparati celular i shtetasit Zambak Gjoni), janë evidentuar me interes të dhënat si më poshtë:
Më datë 12.02.2025, ora 21:17:29 shtetasi Arnold Rrokaj i dërgon shtetasit Zambak Gjoni një foto, në dukje si një faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i dërguar më pas dhe sms: “A mos e hapsha dot”. Më tej, i hetuari Arnold Rrokaj dërgon sms me përmbajtje: “Se do i shkruaj rames… Hajd tu qim roptë”. Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet arsyeshëm bindja se veprimet e të hetuarit, kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar të sistemit të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim dëmtimin e tyre, nëpërmjet shpërndarjes së këtyre dokumenteve, tek persona të tretë.
Gjithashtu, më datë 18.02.2025, i hetuari Arnold Rrokaj, i dërgon të hetuarit Zambak Gjoni një dokument në format ëord, me përmbajtje “Bisedat Arben me Mirel…”, për të cilin i hetuari tjetër Zambak Gjoni e pyet nëse janë të vërteta. Nga ana tjetër, i hetuari Arnold Rrokaj i dërgon një tjetër foto, në të cilën duket se ai kishte aksesuar tashmë email-et e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, çka konfirmon edhe faktin e hyrjes në sistemet e kësaj Prokurorie, madje duke e konfirmuar me sms, dt. 18.02.2025, ora 14:26:53: “Shikoj keto emailet me gov une” dhe “Me te verteta sbehen”.
Më tej, i hetuari Arnold Rrokaj gjithashtu informon mbi faktin se shumë shpejt do të aksesojë email-et e një prokurori tjetër dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 21:56:28 ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni sms me përmbajtje: “Shume shpejt Klod Brahon”.
Në vijim të komunikimeve të të hetuarve, evidentohet me interes edhe komunikimi i datës 19.02.2025, ora 17:51:56, i të hetuarit Zambak Gjoni, me përmbajtje: “Po per ulsin ka gje gjekundi”… dhe i hetuari Arnold Rrokaj i përgjigjet: “Ore shikon ti..Qr se kam pare une kete”… dhe i hetuari Zambak Gjoni i përgjigjet: “Na shih na shih”.
Nga ky komunikim, arsyeshëm krijohet bindja se i hetuari Zambak Gjoni jo vetëm që kishte ardhur në dijeni të plotë të faktit se i hetuari tjetër Arnold Rrokaj kishte aksesuar të dhëna nga email-et e prokurorëve të SPAK, por edhe i kërkonte atij të orientonte kërkimin në drejtim të emrave të posaçëm si më sipër.
Gjithashtu, i hetuari Arnold Rrokaj i dërgon disa dokumente të hetuarit Zambak Gjoni, të cilat ata i diskutojnë edhe përgjatë datës 20.02.2025, (informacione për lejime kontrolli vendesh; këqyrje aktesh ekspertimi; informacione mbi ecurinë e procedimeve penale etj.).
Në vijim, në datën 21.02.2025, i hetuari Zambak Gjoni, kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaci, për të cilin i hetuari Arnold Rrokaj shprehet se: “Ja ta shikoj njeher… po varet kush prok e ka… nga keta qe kam une se ka njeri…”
Nga përmbajtja e këtij komunikimi, por edhe nga vetë materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, arsyeshëm evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.
Ndërkohë, me interes për hetimin janë dhe komunikimet e evidentuara të të hetuarit Zambak Gjoni, me shtetasin Agim Ismaili dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 22:44:53, i hetuari Zambak Gjoni, i dërgon shtetasit Agim Ismaili, dokumentin në format ëord, me titull “Bisedat Arben me Mirel (local user) Mirel me Damian, zoto – mirel” duke sqaruar më tej se: “Sms e kthyer nga tel i Arben Ahmetajt”, dhe shtetasi Agim Ismaili përgjigjet: “ahahahahahaha… pse ca ka?”. Në vijim të këtij komunikimi, i hetuari Zambak Gjoni i dërgon gjithashtu dokumentin me përmbajtje: “Leter porosi_Austrië.doc.”, duke dërguar sms: “Do e haje dhe damiani me duket”, si dhe duke dërguar gjithashtu dhe dokumentin me titull “Informacion mbi ecurine Damian”.
Evidentohet me interes edhe komunikimi i datës 19.02.2025, ora 21:27:54, konkretisht sms e të hetuarit Zambak Gjoni, drejtuar shtetasit Agim Ismaili me përmbajtje: “I thash kti shokut te gërmoje te spaku mos ka gje per ulon” dhe shtetasi Agim Ismaili përgjigjet: “aaaaa do ishte e hatashme”. Gjithashtu, me interes është edhe sqarimi i të hetuarit Zambak Gjoni lidhur me këto dokumenta se: “E kam gjet nje burim ne spak”.
Për sa më sipër, analizohet se komunikimi i të hetuarit Zambak Gjoni me shtetasin Agim Ismaili, përputhet edhe me komunikimet e të hetuarit Zambak Gjoni me të hetuarin Arnold Rrokaj, pasi më datë 19.02.2025, ora 17:51:56, i hetuari Zambak Gjoni i kërkon të hetuarit Arnold Rrokaj nëse: “Po per ulsin ka gje gjekundi”… dhe disa orë më vonë, në orën 21:27:54, i konfirmon shtetasit Agim Ismaili, se ka porositur mikun e tij, të: “gërmoje te spaku mos ka gje per ulon”.
Përmbajtja e komunikimeve të mësipërme, në mënyrë të arsyeshme bën të besohet fakti se të hetuarit tashmë kishin aksesuar email-et dhe sistemin e Prokurorisë së Posaçme, dhe me qëllim kanë transmetuar dokumente të cilat janë pjesë e hetimeve në ndjekje të kësaj Prokurorie, dokumente të cilat i kanë transmetuar tek persona të tretë, përfshi dhe shtetasin Agim Ismaili.
Nga komunikimet e të hetuarit Zambak Gjoni me shtetasin Agim Ismaili, merret dijeni mbi rrethanën se jo vetëm që këto dokumente janë transmetuar tek shtetasi Agim Ismaili, por se ky i fundit, nëpërmjet të hetuarit Zambak Gjoni, kërkon që marrja dhe kërkimi i dokumenteve të vazhdojë edhe për persona të tjerë, si shtetasi me emrin “Ulo”, fakt i cili konfirmohet nga vetë sms e shtetasit Agim Ismaili, datë 21.02.2025, ora 09:58:15 se: “Po per ulon a ka naj gjo”, dhe përgjigjia e të hetuarit Zambak Gjoni se: “Skemi kap gje akoma dreqin”.
Më tej, nga ana e të hetuarit Zambak Gjoni, janë dërguar edhe dokumente të tjera si “Informacion Klodian A”, “Këqyrje Akti Ekspertimi.” etj.
II.28 I ripyetuar për këto fakte si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në datën 04.06.2025, i hetuari Zambak Gjoni shpjegoi se: “Duke menduar se mund të kishte procedime penale në hetim dhe për funksionarë të lartë të përfolur rregullisht nëpër media, në komunikimet e mia me shtetasin Agim Ismaili, i kam thënë dhe këto fjalë. Nuk më kujtohet por edhe mund ta kem pyetur Arnoldin nëse kishte materiale për shtetasin Ulo. Edhe me Agimin, me të cilin kam njohje të hershme, e kam patur epror dhe kemi patur një marrëdhënie shumë korrekte dhe profesionale bashkë, kam vendosur ti dërgoj disa materiale që i kisha marrë nga Arnoldi, por gjithnjë i shtyrë nga kureshtja dhe duke menduar që janë aktualitet i ditës dhe gjëra që kanë dalë dhe në media. Po të shikoni komunikimet e mia me shtetasin Agim Ismaili do shikoni që në ndanim në mënyrë të vazhdueshme informacione me njëri tjetrin, vendime gjykatash, info të ndryshme dhe gjëra me interes për profesionet tona, pra atë të juristit”.
II.29 Ndërkohë, nga shpjegimet e dhëna nga i hetuari Arnold Rrokaj, jemi njoftuar edhe mbi rrethanën e njohjes së shtetasve Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj me shtetasin Agim Ismaili dhe konkretisht, i hetuari Arnold Rrokaj shpjegoi se:
“Edhe një herë, ju shpjegoj se kam qenë specialist për mbrojtjen e territorit pranë IKMT, Drejtoria Rajonale Vlorë, detyrë të cilën e kam ushtruar prej rreth 1 viti e gjysëm. Përpara këtij pozicioni, kam qenë i punësuar pranë IMT Bashki Vlorë, në pozicionin e kryeinspektorit, detyrë të cilën e kam ushtruar prej rreth 5 vitesh, pra qysh prej vitit 2019. Në fillim kam qenë specialist por më pas u ngrita në detyrë. Pasi u largua kryetari i Bashkisë Vlorë, shtetasi Dritan Leli, kam vazhduar detyrën dhe disa kohë, dhe kryetari i ri i bashkisë, më kishte bërë një njoftim se mora vesh që do më lëvizte nga pozicioni i punës dhe për këtë arsye kam kontaktuar me shtetasin Zambak Gjoni, të cilin e kam mik dhe punonte në IKMT, dhe i kam shpjeguar që isha drejt largimit nga detyra. Pasi ai ka diskutuar këtë gjë me ish eprorin e tij, shtetasin Agim Ismaili, më ka njoftuar për të marrë një kopje të dokumentacionit tim, për ta paraqitur tek zyra e IKMT-së ku kam bërë dhe një kërkesë për pranimin në këtë institucion. Duke qenë se eksperienca ime në bashki ishte e vlefshme për punën në IKMT dhe kishte mungesa në organikë, më kanë punësuar në institucionin e IKMT, në detyrën e specialistit të kontrollit të territorit, në Drejtorinë Rajonale Vlorë. Shtetasin Agim Ismaili dhe e njoh dhe personalisht pasi është lidhje shoqërore e babait tim, qysh prej viteve 90”.
II.30 Nga këqyrja e aktit të ekspertimit nr. 68, datë 19.03.2025 (aparati celular në përdorim nga shtetasi Maltin Malaj), ka rezultuar se ky shtetas ka të ruajtur në aparatin e tij celular, kontaktin me emrin “Zambak Gjoni”, dhe nga kërkimi në rubrikën “Device Notification”, është konstatuar dokumenti me titull “Informacion mbi ecurine_Damiani.docx”, me gjithsej 79 (shtatëdhjetë e nëntë) fletë. Në vijim, evidentohet me interes fakti se ky dokument i është dërguar shtetasit Maltin Malaj, nga i hetuari Zambak Gjoni dhe është fshirë nga aparati celular, fakt i konstatuar nga këqyrja e rubrikës “Device Notification”, rubrika “Value” e cila ka statusin “Removed”, dhe datën 19.02.2025, ora 18:43:38.
Kjo e dhënë përputhet plotësisht edhe me këqyrjen e aparatit celular të të hetuarit Zambak Gjoni, dhe konkretisht faktin se ai i ka dërguar këtë dokument shtetasit Maltin Malaj, më datë 19.02.2025, ora 18:43:22.
II.31 Nga këqyrja e aktit të ekspertimit nr. 70, datë 19.03.2025 (aparati celular në përdorim nga shtetasi Arnold Rrokaj), ka rezultuar se më datë 11.02.2025, ora 22:18:44, është aksesuar faqja me url: “…mail.spak.gov.al/oëa/path/mail” dhe pasi kërkohet me togfjalëshin: “Spak@ rezulton se kjo url është aksesuar nga data 11.02.2025 deri në datën 12.03.2025, duke shkarkuar materiale të shumta të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë, nga këqyrja në rubrikën “Documents”, janë evidentuar një sërë dokumentash në formatin ëord, të cilat mbajnë emërtime të procedimeve të ndryshme penale në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo dhe emërtime të dokumenteve me emra personash, të cilët kanë statusin e personave nën hetim apo të dyshuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes, është përpiluar dhe një listë me emërtimet e të gjitha dokumenteve/akteve hetimore të shkarkuara nga email-et e Prokurorëve të Posaçëm, sipas emrave të tyre, e cila i është bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes.
II.32 Nga këqyrja e aktit të ekspertimit nr. 70, datë 19.03.2025 (laptop në përdorim nga shtetasi Arnold Rrokaj), janë evidentuar gjithashtu të dhëna me interes për hetimin dhe konkretisht, nga këqyrja e të dhënave, kanë rezultuar një numër i madh dokumentesh (cvs documents; excel; pdf), në dukje materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këto dokumente, nuk rezulton të jenë shpërndarë tek palë të treta.
Të dhënat e mësipërme, përputhen plotësisht dhe deklarimet e të hetuarit Arnold Rrokaj, datë 21.03.2025, i cili ka shpjeguar se: “Gjithashtu, sqaroj se nga email i prokurores Elida Kaçkini, kam shkarkuar një skedar që përmbante disa pin të Sky Ecc. Këto i kishin ardhur nga një link i një faqeje franceze. Këto materiale, pasi i kam shkarkuar në telefon, i kam kaluar në kompjuter, nëpërmjet sinkronizimit të aparatit celular me kompjuterin, dhe pasi kam hapur një prej tyre, nuk më janë dukur shumë interesante, dhe i kam fshirë nga kompjuteri. Këto materiale nuk ja kam dërguar askujt dhe ju garantoj për këtë gjë…”
Sqarohet se përmbajtja e dokumenteve të konstatuara në kompjuterin e të hetuarit Arnold Rrokaj, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre (duke qenë se janë dokumente në proces/verifikimi dhe/apo pjesë e hetimeve penale në ndjekje), nuk janë printuar dhe nuk i janë bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes.
II.33 Në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore, janë kërkuar edhe informacione pranë kompanive celulare, lidhur me logimet e IP-ve të ndryshme, të cilat rezultuan me interes për hetimin, nisur edhe nga raporti mbi zbatimin e urdhërit nr. 9427 prot, datë 17.03.2025, me nr. 11021 prot, datë 28.03.2025, të përpiluar nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit.
II.34 Nga përmbajtja e këtij raporti, verifikuar edhe nëpërmjet kthim përgjigjeve të kompanive celulare (nuk citohen pasi përmbajtja e tyre është e dokumentuar nëpërmjet këtij raporti), ka rezultuar se:
Nisur nga informacioni në lidhje me daljen e mundshme të të dhënave të klasifikuara sekret hetimor, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit ka marrë masa në mënyrë të menjëhershme
për të kryer një kontroll të detajuar dhe analizim të situatës së sigurisë së sistemeve dhe rrjetit kompjuterik në zotërim të Prokurorisë së Posaçme.
Fillimisht është kryer kontrolli në perimetrin e jashtëm të rrjetit kompjuterik të detajuar si vijon:
1. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në platformën “CloudFlare” e cila është pika e jashtme hyrëse për aksesimin e postës elektronike nga jashtë rrjetit të institucionit nëpërmjet faqes ëeb “oëa.spak.gov.al”. Shërbimi për “CloudFlare” është mundësuar nga platforma “Hostinger” ku është hostuar faqja zyrtare e institucionit “ëëë.spak.gov.al”.
2. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në pajisjet Fireëall ku mbi të cilat kalon i gjithë trafiku i internetit dhe të gjitha linjat e jashtme.
3. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në platformën Duo e cila shërben për verifikimin me dy faktorë për logimin e përdoruesve në kompjuterat e zyrës.
4. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në platformën Cisco ISE e cila shërben për Identifikimin e të gjithë pajisjeve fundore të rrjetit kompjuterik.
5. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në sistemin e menaxhimit antivirus EDR Cyber Reason.
6. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në Exchange e cila është platforma që mundëson shërbimin e e-mailit zyrtar të SPAK.
1. Gjatë fazës së parë të kontrollit dhe analizimit të të dhënave nga verifikimi i Log-eve në platformën “CloudFlare” në prani edhe të inxhinierëve të kompanisë së Suportit konstatuam se ka pasur një aktivitet të dyshimtë në periudhën nga data 6 – 12 Mars 2025, në intervale kohore të ndryshme. Ky aktivitet na tregon se është tentuar të zbulohen kredencialet e përdoruesve me anë të metodës “Brute force” (softëare që tentojnë të gjenerojnë fjalëkalime) për sistemin e postës elektronike në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sistemi monitorues i sigurisë në platformën “cloudflare” ka gjeneruar disa loge të cilat kanë kapur aktivitet të dyshimtë nga disa IP publike të ISP-ve të ndryshme në Republikën e Shqipërisë. Ky aktivitet përfshinte përpjekje të shumta për hyrje të paautorizuara në adresat personale të përdoruesve në të cilën është tentuar të përdoren fjalëkalime të ndryshme.
Konkretisht ajo që kemi zbuluar nga Loget është si më poshtë:
2. Pas përfundimit të analizës së platformën “CloudFlare” është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në pajisjet Fireëall. Stafi i Drejtorisë së IT bashkë me inxhinierët e kompanisë së suportit kanë analizuar me detaje loget e trafikut për të detektuar nëse ka trafik jo normal nga rrjeti i brendshëm për në internet apo anasjelltas. Në përfundim të analizës së logeve në Fireëall u arrit në përfundimin se nuk ka pasur aktivitet që ka cenuar sistemet dhe rrjetin kompjuterik të Prokurorisë së Posaçme nëpërmjet metodave të ndryshme hakeruese.
3. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në platformën Duo e cila shërben për verifikimin me dy faktorë për logimin e përdoruesve në kompjuterat e zyrës. Nga verifikimi nuk rezulton asnjë indicie për hyrje të pa autorizuara në kompjuterat e përdoruesve.
4. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në platformën Cisco ISE e cila shërben për Identifikimin e të gjithë pajisjeve fundore të rrjetit kompjuterik. Nga analiza e logeve nuk është vënë re për ndonjë të dhënë që tregon se ka pasur ndërhyrje në rrjet.
5. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në sistemin e menaxhimit antivirus EDR Cyber Reason. Nga verifikimet nuk rezulton ndonjë e dhënë që të kemi pasur situata ku është cenuar siguria e sistemeve dhe rrjetit kompjuterik nga ndonjë virus i mundshëm.
6. Është kryer analizimi dhe verifikimi i Log-eve në serverët Exchange ku menaxhohet dhe ruhen të dhënat e postës elektronike për të verifikuar nëse ka ndonjë anomali të mundshme.
Gjatë analizës së të dhënave nuk rezultojnë hyrje të cilat janë anormale për sistemin. Në këto të dhëna shfaqen të gjithë hyrjet që ka kryer një përdorues nga 3 format e aksesit të emailit (Outlook në Kompjuter, ActiveSync në telefon dhe oea.spak.gov.al nëpërmjet ëeb).
Nga informacioni i marrë se disa mailboxe janë prekur nga një sulm i mundshëm nuk rezulton që nga sistemet e sigurisë që zotëron Prokuroria e Posaçme të kemi të dhëna për një sulm kibernetik i cili ka thyer mbrojtjen e sistemeve kompjuterike, por hyrja në mailboxet personale ka qenë në formë të drejtpërdrejtë duke u futur me një passëord të hamendësuar ose të gjeneruar nga një program automatik për të cilin kemi edhe loge në platformën “CloudFlare”.
Mailboxet vulnerabël ndaj këtij incidenti kanë qenë mailboxet e përdoruesve që kanë pasur fjalëkalim të pa ndryshuar apo të rivendosur që nga krijimi me frazën “Spak@2019” apo passëord-e me numra të thjeshtë.
II.35 Më datë 13.11.2025 është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime e shtetasit Agim Ismaili, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, ai deklaroi se:
“Lidhur me regjistrimin e emrit nuk jemi dakord sepse mendojmë që faktet nuk përbëjnë vepër penale, pra ato për të cilat është regjistruar dhe emri. Komunikimet janë në nivelin e shakase dhe humorit me njëri tjetrin dhe nuk kanë pasur qëllim për të ndërhyrë në sistemet kompjuterike të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Nuk ka pasur dijeni që këto materiale janë marrë nëpërmjet ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, dhe kam menduar që këto materiale janë të publikuara në shtyp. Nuk kam pasur asnjëherë qëllim që të pengoj kryerjen e funksioneve kushtetuese të kësaj strukture, nëpërmjet shpërndarjes së këtyre materialeve. Në të gjithë karrierën time profesionale kam qenë mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe sidomos mbështetës i funksioneve kushtetuese dhe ligjore të strukturës suaj, konkretisht në funksionin që kam mbajtur si drejtues i agjencisë së parandalimit dhe pastrimit të parave, drejtori i përgjithshme të burgjeve apo dhe i inspektoratit kombëtar të mbrojtjes së territorit. Ne mendojmë që prokuroria ose struktura në tërësi, i ka perceptuar jo në mënyrë të drejtë komunikimet e kryera me shtetasin Zambak Gjoni, pasi këto komunikime nuk kanë pasur asnjë qëllim kriminal dhe aq më tepër për të ndërhyrë apo përgjuar të dhënat kompjuterike në strukturën e posaçme antikorrupsion. Për pjesën e deklarimeve të dhëna më herët ne mendojmë që do ta japim në një moment tjetër qëndrimin tonë dhe shpjegimet e detajuara, ndoshta edhe pasi të njihemi me të dhënat konkrete që kanë”
shërbyer për regjistrimin e emrit, pasi do të më duhet një kohë e mjaftueshme për të bërë dhe për ti perceptuar më drejtë, faktet të cilat janë identifikuar nga ana juaj dhe mund të kenë shërbyer si indicje apo të dhëna për të regjistruar emrin si person ndaj të cilit zhvillohen hetime.”
Ndërkohë, lidhur me komunikimin me përmbajtje: “I thash kti shokut te me gërmoje te spaku mos ka gje per ulon” dhe përgjigjen e të hetuarit Agim Ismaili se: “aaaaa do ishte e hatashme”, ai sqaroi se:“…Kam menduar gjithnjë se mund të ketë qenë ndonjë gazetar që ka patur mundësi të aksesojë këto informacione. Unë e njihja dhe shtetasin Arnold Rrokaj dhe nëse do të ishte kështu, Zambaku do të më kishte thënë se i kishte marrë nga Arnoldi. Fakti që as ma ka përmendur, por thjesht i referohet burimeve të tij në spak, kam menduar se janë burime si ato të gazetarisë. Nisur nga bisedat që janë këqyrur, aty është folur pa kode dhe logjikisht, nuk ka patur arsye pse pra Arnoldi mos të më tregonte dhe mua që i kishte aksesuar këto të dhëna, po ti tregonte vetëm Zambakut, pasi dhe unë e njoh shumë mirë Arnoldin dhe babain e tij. Pikërisht për këtë fakt, as Zambaku nuk kishte arsye pse mos të më tregonte që Arnoldi i kishte aksesuar këto informacione, pasi Zambaku e dinte që unë kisha njohje me Arnoldin dhe babain e tij…
II.36 Pas marrjes në pyetje të të hetuarit Agim Ismaili, në zbatim të vendimit të Prokurorit datë 14.11.2025, u mor një kopje e njësuar me origjinalin të dosjes së punës/personale të shtetasit Agim Ismaili (procedura e rekrutimit, aktin e emërimit, shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënies së punës etj), i cili nga verifikimet tona, rezulton të ketë qenë i punësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, për periudhën 2019–2022.
Nga analizimi i këtij materiali, rezulton se i hetuari Agim Ismaili, është shkarkuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në bazë të propozimit të Ministrit të Drejtësisë. Nga këqyrja e dokumentacionit bashkëlidhur kësaj praktike, rezulton se procedura e shkarkimit është iniciuar në bazë të një memoje të Drejtorisë së Auditimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, me lëndë: “Mbi masat disiplinore të konstatuara nga ana e KLSH-së, në lidhje me raportin përfundimtar të Auditimit nr. 1160/20, datë 11.06.2021” të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Për sa më sipër, evidentohet me interes se shkaqet e shkarkimit dhe konstatimit të shkeljeve si nga ana e KLSH-së, por ashtu dhe nga ana e drejtorisë së Auditit pranë Ministrisë së Drejtësisë, janë vlerësuar si subjektive dhe jo të vërteta nga ana e të hetuarit Agim Ismaili.
Lidhur me konstatimet e mësipërme, analizohet arsyeshëm se përmbajtja e komunikimeve të të hetuarit Zambak Gjoni se: “I thash kti shokut te me gërmoje te spaku mos ka gje per ulon” dhe përgjigja e të hetuarit Agim Ismaili se: “aaaaa do ishte e hatashme”, në raport me shkarkimin e tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dokumenton qartazi motivin dhe/apo arsyet personale të të hetuarit Agim Ismaili për kërkimin/gjetjen e materialeve “mundësisht inkriminuese”, në ngarkim të shtetasit Ulsi Manja, me detyrë ish ministër i Drejtësisë.
II.37 Nëpërmjet shkresës nr. 40103 prot, datë 14.11.2025 është kërkuar informacion dhe dokumentacion pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, lidhur me faktin nëse nga ana e tyre janë referuar materiale hetimore në ngarkim të shtetasit Agim Ismaili, si dhe nëse kanë patur informacione për përfshirjen e këtij shtetasi në aktivitete të kundërligjshme. Me kthim përgjigjen nr. 1297/8 prot, datë 03.12.2025, jemi informuar mbi faktin se nga ana e SHKB, janë referuar materiale hetimore si pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ashtu dhe pranë Prokurorisë tonë, në ngarkim të shtetasit Agim Ismaili.
III. Ligji aplikueshëm dhe analiza ligjore e faktit në raport me veprën penale:
Neni 293/a i K.Penal: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”
Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 25 i K.Penal: “Kuptimi i bashkëpunimit”
Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.
Neni 28, pika 4 e K.Penal: “Forma të veçanta të bashkëpunimit”
Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.
Neni 333/a i K.Penal: “Grupi i strukturuar kriminal”
Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Neni 334 i K.Penal: “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke shtuar dënimin për veprën penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me burgim.
2. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me burgim të përjetshëm.
Si fillim është e rëndësishme të theksojmë se për marrjen e një personi në përgjegjësi penale është e nevojshme që në veprimet ose mosveprimet e tij të ekzistojnë elementët e një figure të caktuar të veprës penale, të parashikuar nga ligji penal. Respektimi dhe plotësimi i elementeve të figurës së veprës penale ka rëndësi të veçantë, sepse ka të bëjë me zbatimin e parimit të ligjshmërisë nëpërmjet të cilit, shoqëria si entitet, mbikëqyr anëtarët e saj përmes kontrollit ligjor.
Nëse i referohemi nocionit të përgjithshëm të veprës penale, nën dritën e parashikimit në dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal, vepra penale përbëhet nga këto elemente themelore:
a. Fakti tipik, ku përfshihen veprimi, pasoja dhe lidhja shkakësore dhe që ka gjetur rregullim në përmbajtje të nenit 13 të KP. Sipas këtij elementi formues të veprës penale, sipas të cilit askush nuk ka përgjegjësi penale, kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore;
b. Kundërligjshmëria, ku përfshihet dhe përcaktueshmëria. Sipas këtij elementi, veprat penale duhet të jenë të parashikuara nga ligji si të tilla. Ky element i veprës penale është mekanizëm i parimit të ligjshmërisë dhe ka gjetur rregullim në nenin 1 të KP, sipas të cilit ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve. Vepra, jo vetëm parashikohet me ligj si vepër penale, por me ligj përcaktohen dhe elementët e sjelljes/elementet e posaçëm së dënueshëm penalisht. Pra, ligjvënësi, me rastin e parashikimit dhe formulimit të veprave penale, përcakton saktësisht, në mënyrë sa më të qartë, figurat e veprave penale dhe elementët e posaçëm të secilës. Secila dispozitë penale, e pjesës së posaçme të KP, ka në përmbajtje të saj përkufizimin e sjelljes së ndaluar dhe, nëse është dispozitë blankete, këto rregulla, mosrespektimi i të cilave do të sillte përgjegjësi penale, duhen të jenë të specifikuara qartësisht në një ligj të ndryshëm nga KP, apo aktet nënligjore në zbatim të tij.
c. Faji, i rregulluar sipas nenit 14 të KP. Sipas këtij elementi formues të veprës penale, askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është kryer me faj dhe se me faj quhet personi që kryen veprën me dashje ose me pakujdesi. Faji përbën elementin subjektiv të veprës penale.
Lidhur me konfigurimin e elementëve të grupit të strukturuar kriminal, analizohet se kuptimi dhe/ose përkufizimi i tij, jepet nga neni 28/4 i Kodit Penal, i cili është i ndarë në dy paragrafe:
Paragrafi i parë, i pikës 4 i nenit 28 të këtij Kodi, përcakton tre elementë apo karakteristika të para të grupit të strukturuar kriminal të cilat janë:
a- Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi;
b- Grupi i strukturuar kriminal formohet nga bashkëpunimi i të paktën tre ose më shumë personave;
b- Objekti i veprimtarisë së grupit të strukturuar kriminal nuk është i përcaktuar, ai mund të kryejë çdo lloj vepre penale të parashikuar në Kodin Penal, por që e kryen me qëllimin e posaçëm për të realizuar përfitime materiale ose jo materiale.
Elementët apo karakteristikat e tjera të grupit të strukturuar kriminal, jepen nga paragrafi i dytë, i pikës 4 të nenit 28 të këtij Kodi. Mirëpo, ky paragraf në dallim nga paragrafi i parë i pikës 4 të nenit 28, jep disa karakteristika që janë përjashtuese për grupin e strukturuar kriminal, pra parashikon shprehimisht elementë që nuk duhet t’i ketë grupi i strukturuar kriminal. Nga interpretimi nga e kundërta, a contrario, evidentojmë edhe këto elementë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal e më konkretisht:
A- Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një ose disa veprave penale, me qëllim realizimin e përfitimeve materiale ose jo materiale, nuk formohet rastësisht. Për të qenë para kësaj forme të bashkëpunimit të veçantë, kërkohet që ky bashkëpunim të mos jetë rastësor, por të ketë ekzistuar, paraprakisht para se të fillojë kryerja e veprës penale dhe ky bashkëpunim të ekzistojë edhe në momentin e fillimit të kryerjes së veprës dhe gjatë kohës së kryerjes së veprës penale. Në vijim të kësaj do të duhet që bashkëpunimi të jetë i planifikuar dhe i paramenduar, që para se të fillojë kryerja e veprës penale, nga të paktën prej bashkëpunëtorëve.
B- Grupi i strukturuar ka një strukturë dhe organizim, minimal, për kryerjen e një ose më shumë veprave penale. Duke iu referuar dispozitës ligjore konstatojmë se ligjvënësi shprehet “nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar”, çka nënkupton se grupi nuk kërkon një organizim dhe strukturim të zhvilluar, por një farë strukture dhe organizimi minimal duhet ta ketë, për shkak se grupi i strukturuar nuk është një formacion i ngritur aty për aty dhe kuptohet që ai duhet të jetë i qëndrueshëm. Kjo do të thotë që, grupi i strukturuar me qëllim kryerjen e një ose më shumë veprave penale, ka gjithmonë një minimum organizimi dhe strukturimi, edhe pse ky organizim dhe strukturim, nuk është i zhvilluar.
C- Grupi i strukturuar si formë e veçantë bashkëpunimi, kërkon që të ekzistojë një ndarje minimale detyrash, ndërmjet anëtarëve të grupit, ku një ose disa anëtarë të jenë organizatorë dhe të tjerët të jenë në rolin e ndihmësit, shtytësit apo ekzekutorit. Nëse nuk kemi një ndarje minimale detyrash dhe rolesh, ndërmjet bashkëpunëtorëve për kryerjen e veprës penale, nuk mund të jemi para grupit të strukturuar kriminal, por do të jemi para formave të tjera të bashkëpunimit.
D- Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e aktivitetit të tij kriminal, kërkon një qëndrueshmëri minimale midis anëtarëve të tij. Grupi i strukturuar kriminal ka një anëtarësi të përcaktuar për kryerjen e veprave penale, por që kjo anëtarësi nuk shquhet apo dallohet për qëndrueshmërinë e saj, domethënë kjo anëtarësi ekziston në çdo rast, por nuk është e qëndrueshme për një kohë të gjatë, por ekziston për një periudhë minimale, të shkurtër.
Ndërkohë, që vetë Gjykata e Lartë, në përmbledhje të sa më sipër, ka konkluduar se: “… Grupi i strukturuar kriminal, si formë e veçantë bashkëpunimi, është parashikuar në pikën 4 të nenit 28 të Kodit Penal, në fuqi, në të cilën thuhet: “Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një ose më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jo materiale. Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht dhe nuk është e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.”
Duke iu referuar përmbajtjes së kësaj dispozite, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se, për të qenë para “Grupit të strukturuar kriminal”, si formë e veçantë bashkëpunimi, duhet të ekzistojnë, këto kushte:
a) Duhet që të ekzistojë bashkëpunimi për kryerjen e një ose disa veprave penale, ndërmjet, të paktën tre ose më shumë personave;
b) Duhet që kryerja e veprave penale të bëhet me qëllimin e posaçëm të realizimit të përfitimeve materiale ose jo materiale;
c) Duhet që grupi i strukturuar të mos jetë krijuar rastësisht dhe
d) Nuk është e nevojshme që grupi i strukturuar të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar…”.
Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera deri në këtë fazë bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas analizës ligjore të dokumentacionit të administruar, është dokumentuar fakti penal se shtetasit Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, në bashkëpunim midis tyre, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme me mjete teknike, të dhënat kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik (email-et e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), sipas parashikimeve ligjore të parashikuara nga nenet 293/a, 333/a dhe 334 i Kodit Penal.
Për sa më lart përshkruar, rezulton se personi nën hetim Agim Ismaili duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe t’i njihet akuza për kryerjen e veprës penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në përfundim, vlerësohet se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në përfundim të tyre është arritur të konkludohet se shtetasi Agim Ismaili, ka konsumuar veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, vepra këto të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Sa më lart provohet me aktet e mëposhtme:
· Vendim për ndarjen e procedimit penal, dt. 02.07.2025;
· Vendim për zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake, datë 13.12.2025
· Vendim për zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake, datë 12.09.2025 (x3) shkresë përcjellëse bashkëlidhur;
· Vendim për ndarjen e procedimit penal, datë 02.07.2025;
· Vendim për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, datë 03.10.2025;
· Urdhër për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/regjistrimin e emrit të personit nën hetim, datë 03.12.2025 (x2);
· Urdhër për pasqyrimin e të dhënave në regjistër/regjistrimin e emrit të personit nën hetim, datë 12.03.2025 (x2);
· Urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 12.03.2025 (x2);
· Email, datë 13.03.2025, drejtuar Elvi Fundo (urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve bashkëlidhur);
· Shkresë për të dhëna, drejtuar “Digicom”, datë 13.03.2025 (kthim përgjigje bashkëlidhur);
· Shkresë për të dhëna, drejtuar “Nisatel”, datë 13.03.2025 (kthim përgjigje bashkëlidhur);
· Shkresë për të dhëna, drejtuar “Vodafone”, datë 04.04.2025 (kthim përgjigje bashkëlidhur);
· Shkresë për të dhëna, drejtuar “One Albania”, datë 04.04.2025 (kthim përgjigje bashkëlidhur);
· Shkresë për të dhëna, drejtuar “Vodafone”, datë 13.03.2025;
· Vendim për këqyrjen dhe analizimin e të dhënave telefonike drejtuar DPPSH, datë 02.05.2025 (kthim përgjigje datë 20.05.2025 bashkëlidhur);
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Agim Ismaili, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit A.D, datë 12.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Zambak Gjoni, datë 12.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Erjon Pjetri, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Ylber Bregaj, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Armand Furriku, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Etmont Zotkaj, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Blerina Hoxha, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Jonida Baci, datë 19.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit S.N, datë 16.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Ermal Torra, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit A.M, datë 17.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Alban Mustafaj, datë 18.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Eneda Osmanaj, datë 15.03.2025;
· Procesverbal për këqyrjen e aparit celular të shtetasit Melsi Beli, datë 15.03.2025;
· Shkresë drejtuar SHKB, datë 14.11.2025 (kthim përgjigje bashkëlidhur);
· Vendim për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve pranë Ministrisë së Drejtësisë, datë 14.11.2025 (procesverbali këqyrjes bashkëlidhur);
· Vendim për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, datë 14.11.2025 (procesverbali këqyrjes bashkëlidhur);
· Memo, DTI, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 10.11.2025, raport mbi zbatimin e urdhërit nr. 9427 prot, datë 17.03.2025;
· Kërkesë për lejimin e kontrollit, datë 12.03.2025, vendimi nr. 161, akti datë 12.03.2025 bashkëlidhur;
· Procesverbal sekuestrimi, datë 12.03.2025;
· Procesverbal i kontrollit të vendeve, datë 13.03.2025;
· Tabelë fotografike, datë 28.03.2025;
· Procesverbal sekuestrimi, datë 13.03.2025;
· Procesverbal sekuestrimi, datë 15.03.2025;
· Vendim për vlerësimin e sekustros, datë 15.03.2025 (për shtetasin Maltin Malaj);
· Procesverbal për këqyrjen dhe sekuestrimin e provës materiale, datë 13.03.2025;
· Vendime për ekspertimin kompjuterik, datë 13.03.2025 (akte ekspertimi & këqyrje e akteve të ekspertimit bashkëlidhur);
· Vendim për lejimin e përgjimit, datë 12.03.2025 (urdhër për ndërprerjen e përgjimit telefonik celular bashkëlidhur);
· Autorizim për përdorimin e pajisjeve gjurmuese, datë 13.03.2025;
· Procesverbalet e arresti në flagrancë për Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj (kontrolle personale dhe karta e të drejtave bashkëlidhur);
· Vendimet e Gjykatave së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (informacionet 2 mujore mbi ecurinë e hetimeve bashkëlidhur);
· Procesverbalet për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime, nga shtetasit Arnold Rrokaj, Zamba Gjoni e Agim Ismaili;
· Procesverbalet për marrjen e të dhënave nga personat që kanë dijeni për veprat penale Armand Furriku, Erjon Pjetri, Ylber Bregaj, Ermal Kënaci, Eneda Osmanaj, Melsi Beli, Edmont Zotkaj, Maltin Malaj, Ermal Torra, Alban Mustafaj, Suad Idrizi, Ylli Gaxholli, Jonida Baci etj.
Si dhe gjithë aktet e tjera të përfshira në fashikullin e procedimit penal nr 277/1/1 të vitit 2025.
Sa më sipër, në bazë të nenin 327 të Kodit të Procedurës Penale, krahas njoftimit për përfundimin e hetimeve,
I komunikoj të pandehurit dhe mbrojtësit ligjor, të drejtat si më poshtë:
1. Të njihet me aktet e të marrë kopje të cilat ndodhen në sekretarinë e Prokurorisë.
2. Brenda 10 ditëve të paraqesë memorie e dokumente.
3. T’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë.
4. Të bëjë deklarime apo të kërkojë të merret në pyetje.
I komunikoj viktimës/ trashëgimtarëve të tij të drejtën të njihen me aktet e të marrin kopje si dhe t’i bëj me dije që mundet të paraqesin kërkesat e tyre konform rregullave proceduriale të parashikuara nga neni 58/1 germa “g” të K.Pr. Penale.