Aktualitet

"E porositur nga jashtë"-Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me urdhër të mafies! Dyshohet e njëjta 'dorë' që vrau Artur Bashimi!

Autori i dyshuar i krimit dyshohet të jetë kreu i dyshuar i të ashtuquajturës mafia e burgut të Korydallos, i cili është dënuar për vrasje.

zh.ll
"E porositur nga jashtë"-Vrasja e Jani Aliajt, media greke: Me
jani aliaj-artur bashimi

GREQI- Jani Aliaj është shqiptari i cili mbeti i vrarë brenda burgut Korydallos në Greqi, teksa mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë për hakmarrje, ndërsa autori rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Autori i dyshuar i krimit dyshohet të jetë kreu i dyshuar i të ashtuquajturës mafia e burgut të Korydallos, i cili është dënuar për vrasje. Disa muaj më parë, i dyshuari ka pasur nën kontroll një zonë të burgut dhe ka qenë në kërkim të shqiptarit Jani Aliaj. Në atë kohë, ai nuk kishte arritur ta gjente atë dhe plani i vrasjes u anulua përkohësisht. Më në fund, ai dyshohet se i dha urdhrin të burgosurit grek i cili e vrau me dy plagë thike.

Sipas mediave greke, dyshohet se autori është i njëti person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjecarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në agjencinë PROPO në Agios Panteleimonas. Edhe kjo vrasje rezultoi të ishte me pagesë, pasi pas arrestimit greku në atë kohë deklaroi se ishte paguar 15 mijë euro për vrasjen.

47-vjeçari Artur Bashimi, u vra mbrëmjen e 18 gushtit në Athinë me një plumb në kokë. Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi. Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB