Aktualitet

Nga miq në armiq të betuar! Del fotoja e Valter Bamit dhe Marklen Hakës duke drekuar mes tyre

Sot në luftë mes tyre, Marklen Haka dhe Valter Bami dikur kanë qenë miq të afërt

E.K
Nga miq në armiq të betuar! Del fotoja e Valter Bamit dhe Marklen
Valter Bami dhe Marklen Haka

TIRANË- Eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, shpesh janë kthyer në armiq të përbetuar të njëri-tjetrit, pas historive shoqërore, por edhe ngjarjeve të rënda në të cilat janë përfshirë, dhe ku interesat mund të jenë prishur. I tillë është dhe rasti, i disa prej personazheve të botës së krimit në zonën e Niklës.

Në foton e publikuar nga Ora News, dallohet një grup perosonash mes tyre Valter Bami, Marklen Haka dhe Indrit Rraja, ky i fundit kohë më parë ka humbur jetën.

Siç shihet, Valter Bami dhe Marklen Haka drekonin shpesh me njëri-tjetrin, ndërsa miqësia e tyre e përkohshme u kthye në urretje dhe armiqësi. Në përgjimët e ‘Sky EÇ’ prokurori zbuloi rolin e Marklën Hakës në eliminim e Durim Bami. Përgjimet zbuluan se i interesuar për vrasjën e Durimit ishte pikërisht Arben Ndoka.

Marklen Haka vijon të jetë në kërkim në kuader të operacionit Revashi ku ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale. E ndërsa Durimi Bami vëllai i Valter Bamit ndodhet i ndaluar në Emirate teksa Shqipëria ka nisur me bisedimet për esktradimin e tij në vendin tonë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB