Aktualitet

Nga shtatori, vizat amerikane kanë rregulla të reja! Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë.

k.m.
Nga shtatori, vizat amerikane kanë rregulla të reja!  Ambasada e SHBA
Foto ilustruese

SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta ku bëhet fjalë për udhëtime qeveritare, do të kërkohet që të zhvillohen intervista. 

Kështu që me ndryshimin e kushteve, Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore. 

"Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë. Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës,"-bëhet me dije nga Ambasada.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

Poll

MOS HUMB