Aktualitet

Nga sot, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerjbaxhanit

Huseynov shkruan se marrëveshja është nënshkruar më 1 mars dhe hyn në fuqi nga sot.

F.m
Nga sot, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza drejt
Azerbajxhan

TIRANË- Nga sot, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerjbaxhanit. Lajmin e ka bërë me dije ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov. Në një postim në rrjetin social “X”,  Huseynov shkruan se marrëveshja është nënshkruar më 1 mars dhe hyn në fuqi nga sot.

Postimi:

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024. Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit preku një tjetër dimension me vizitën e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Azerbajxhan këtë javë në Baku.

Në takimin e radhës mes Komitetit të Përbashkët u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në disa sektorë të rëndësishëm, duke nisur nga turizmi, shëndetësia, arsimi dhe deri tek digjitalizimi. Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe dakordësimi i zbatimit të projektit pilot të gazifikimit të Korçës, terminali i rigazifikimit në Gjirin e Korçës si edhe mundësia e pjesëmarrjes së kompanive nga të dyja vendet në projekte të energjisë së rinovueshme.

Poll

MOS HUMB