Aktualitet

Nga Tirana në Himarë për të shitur lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçari

F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

F.m
Nga Tirana në Himarë për të shitur lëndë
Foto Ilustruese

HIMARË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në dhomën e hotelit ku qëndronte i janë gjetur 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës. F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë Himarë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 25-vjeçar që shiste doza kokaine dhe cannabisi, në lokalet e natës. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe cannabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacinin policor të koduar “Parts 22”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB