Aktualitet

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE.

M.M
Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për ish-ministrin e
Ilir Beqaj

TIRANË- Shtyhet për në datë 7 gusht në orën 13:00 seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por SPAK nuk e ka një shifër ekzakte, ndaj ish-ministri Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB