Aktualitet

Viti nis me vrasje! Balla jep POROSITË: Pres nga ju kontroll të territorit, krijoni një plan masash!

Balla ka kërkuar hartimin e një plani efektiv masash me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe çuarjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

E.K
Viti nis me vrasje! Balla jep POROSITË: Pres nga ju kontroll të
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë dhe porositë e tij për efektivët e Policisë së Shtetit në këtë fillim viti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se duhet të shtohen kontrollet e imtësishme në vend si dhe kontrolle të forta për kapjen e vënien para përgjegjësisë të atyre “që posedojnë armë zjarri, personat në kërkim, personat me tendenca kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe trafikimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe të rrisim vigjilencën në parandalimin e krimeve me bazë gjinore”.

Po ashtu, Balla, ka kërkuar hartimin e një plani efektiv masash me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe çuarjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Taulant Balla: Na duhet një kontroll edhe më i fortë në mbarë territorin e vendit, për të identifikuar dhe vënë para ligjit personat që posedojnë armë zjarri, personat në kërkim, personat me tendenca kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe trafikimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe të rrisim vigjilencën në parandalimin e krimeve me bazë gjinore. Pres nga Policia e Shtetit një plan efektiv masash dhe kontroll të imtësishëm në territor, duke shfrytëzuar inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky Plan i ri masash do të ketë detyra konkrete për Forcën Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policinë Rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe çuarjen para drejtësisë të personave përgjegjës. Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2023 në drejtim të rendit dhe sigurisë, të luftës ndaj krimit në përgjithësi e krimit të organizuar në veçanti duhen përmirësuar akoma më tej.

Një natë më parë vendi do të tronditej nga një antentat me snajper në Vlorë, ku autorë ende të paidentifikuar nga Policia ekzekutuan me snajper Gëzim Sinomatin në ballkonin e banesës. Pas ngjarjes ata u zhdukën, dogjën mainën dhe Policia nuk ra në gjurmët e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB