Aktualitet

"Ngriti" laborator kokaine në Frakull të Fierit, arrestohet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Sipas policisë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet në Madrid, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

zh.ll
"Ngriti" laborator kokaine në Frakull të Fierit, arrestohet
foto ilustruese

SPANJË- Kevin Margjoni 49-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Spanjë në kuadër të hetimeve për laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Sipas policisë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe autoritetet në Madrid, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

"Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, njoftoi sot policia.

49 vjeçari Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK e akuzon si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.

Droga u zbulua në nëntor të vitit 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku e cila ishte kthyer në një laborator kokaine. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Përpos të arrestuarve, në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri (Frakull) për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./ZËRI

Poll

MOS HUMB