Aktualitet

Nipi i tyre vrau policin/ Flasin daja dhe halla e Azgan Mërnicës: Efektivi mund ta ketë sharë nga nëna

Po ashtu ai shtoi se sherri, i cili mund të ketë nisur në çast ka degraduar me përdorimin e armës, pasi viktima mund ta ketë sharë nga nëna.

E.K
Nipi i tyre vrau policin/ Flasin daja dhe halla e Azgan Mërnicës:
Azgan Mernica

FIER- Daja i Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, dy ditë më parë në Baltëz të Fierit, i bëri thirrje këtë të mërkurë nipit që të dorëzohet ndërsa shtoi se nëse do ta dinte se ku ndodhet do ta dorëzonte vetë në polici. Ai tha se po kërkojnë ngado, por nuk kanë arritur ta gjejnë. Po ashtu thotë se nuk e di se si e ka gjetur armën nipi i tij.

“Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë.  I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”-tha ai.

Po ashtu ai shtoi se sherri, i cili mund të ketë nisur në çast ka degraduar me përdorimin e armës, pasi viktima mund ta ketë sharë nga nëna. Kjo e fundit ka qenë në makinë me të në momentin e vrasjes.

“Ka qenë i qeshur dhe shumë i dashur. Nuk kemi vërejtur absolutisht asgjë te djali, mendojmë se ka qenë ndonjë ofendim i çastit, ka qenë me nënën, por pa folur me atë nuk mund të themi asgjë. Nuk ka pasur shqetësime më para, s’ka pasur kurrë konflikte as më të, as fare. Hera e parë që e shohim djalin, babanë po, e kam parë si fytyrë. Ndoshta më ka rastisur, po nuk më kujtohet.  I lutemi shumë, ishallah e dëgjon këtë që themi; ku të jetë, në komisariatin më të afërt të mundshëm të dorëzohet”, tha ai.

Ndërsa halla e Azgan Mërnicës, tha se i bën thirrje shtetit të mos bëjë bëjë asnjë veprim pa praninë e familjes. Këtu i referohet një ekzekutimi të mundshëm nga forcat RENEA, nëse do të kishte një përballje me to. Daja dhe halla folën në një prononcim për “Euroness Albania”.

“E kam marrë vesh pas 5 orës. Ngushëllime familjes. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. I bëjmë thirrje dhe djalit dhe shtetit për fëmijën tonë. Ju ka ikur djali po dhe ne të ikur e kemi. Ju lutem dhe shtetit pa praninë e familjes kudo që të jetë djali të mos bëjë asnjë veprim. Asnjë nënë nuk e dëshiron këtë. Ne jemi të bashkuar me atë familje. Unë si hallë dhe në emër të nënës që është shumë e shokuar, kudo që të jetë ai djalë të dalë para shtetit e para ligjit. Asnjë se dëshiron këtëgjë. Jemi të shokuar”, tha ajo.

Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes. Që nga e marta, autori është ende në arrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB