Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri në Fier, flakët përfshijnë ullishtet e Kreshpanit

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke shkaktuar dëme në dhjetëra rrënjë ullinjsh dhe duke krijuar rrezik për masivin pyjor me pisha pranë zonës.

M.K.
Një tjetër vatër zjarri në Fier, flakët
foto nag vendi i ngjarjes

FIER- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në qarkun e Fierit këtë herë në fshatin Kreshpan ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke shkaktuar dëme në dhjetëra rrënjë ullinjsh dhe duke krijuar rrezik për masivin pyjor me pisha pranë zonës.

Situata paraqitet problematike për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa për përballimin e situatës është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Ende nuk ka të dhëna për shkakun e rënies së zjarrit. Ndërkohë vijon monitorimi i situatës për të shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera dhe drejt zonave me bimësi.

Vatra në Kreshpan shtohet në një seri zjarresh të raportuara në qarkun e Fierit ku temperaturat, era dhe sipërfaqet me bimësi kanë favorizuar përhapjen e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB