Aktualitet

"Nuk do ndalem sa të kem frymë", motra e Egli Progës fton qytetarët në marshim: Drejtësi!

Në postimin e saj ajo shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi për vëllain e saj.

F.I
"Nuk do ndalem sa të kem frymë", motra e Egli Progës
Egli Proga dhe Jonida Proga

TIRANË-Nesër më 19 Gusht në orën 19:00 do të mbahet një marshim në sheshin Skënderbej, për Egli Progën, babain e dy fëmijëve i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Motra e viktimës, Jonida Proga ka ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesë e tubimit "Drejtësi Për Eglin"! Në postimin e saj ajo shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi për vëllain e saj.

POSTIMI:

Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni! Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin “Skënderbej” me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin ! Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri. Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin. Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!

"Nuk do ndalem sa të kem frymë", motra e Egli Progës
POSTERI

Vrasja e Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec ka sjellë reagime të shumta. Si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Denis Meçe.

Reagimet u shtuan edhe pasi autorët dolën para Gjykatës së Korçës. Prokuroria zbuti akuzën për Denis Meçen, nga ‘vrasje me dashje’ që kishte referuar policia në ‘vrasje nga pakujdesia’. Tre të arrestuarve të tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe të akuzuar për moskallëzim krimi iu dha masa ‘detyrim me paraqitje’. Shkaku i ngjarjes dyshohet se është "gjobëvënia", ku Meçe i kishte kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit por ky kishte refuzuar. Por edhe hetimet për një debat mes tyre për motive të dobëta nuk hidhet poshtë. 

Ende nuk ka dalë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë nga se ka vdekur 42 vjecari, Egli Proga babai i dy fëmijëve, ndërsa familjarët ngrenë zërin për drejtësi dhe kërkojnë vendosjen para ligjit të atyre që i morën jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB