
GREQI- Zbulohet videoja e plotë e momentit kur një kuzhiner shqiptar qëllohet me thikë nga klienti 55-vjeçar. Emisioni "Mega" ka siguruar pamjet e kapura nga një kamera sigurie, nga ky duket greku që futet në lokal dhe përshëndetet me kuzhinerin që në hyrje. Më pas bën porosinë, e sapo kalojnë pak minuta rrëmbeu thikën dhe ia futi kuzhinierit në stomak.
“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, vjen prej 5 vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, nuk ishte mirë,”- kujton kuzhinieri. Në këtë moment afrohet edhe përgjegjësi. 55-vjeçari zë vendin e tij dhe porosit.
""Dua të ha diçka të lehtë," më thotë ai duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz” dhe ai më thotë “jo jo ashtu më tha, dua pak mish”,"-tregon shqiptari.
Ora është 16:52. Porosia është tashmë në tryezë. Tonet kanë filluar të rriten. Klienti thirri kuzhinierin për t'u ankuar dhe nga lëvizjet e duarve duket se po diskutojnë ashpër. 55-vjeçari kap thikën përballë dhe ngrihet për të goditur. Menaxheri përpiqet ta frenojë, por kjo nuk është e mundur. Nga përplasja, kuzhinerit po i del gjak. Sulmi është regjistruar nga një kamerë e dytë, e cila tregon kuzhinierin duke u larguar nga dyqani menjëherë pas ngjarjes.
Kuzhinieri 65-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në një spital të Selanikut dhe tani kërkon dhe pret dënimin e 55-vjeçarit. Por ky i fundit, shprehet i paqartë për atë që ka ndodhur.

“Nuk e di se si ka përfunduar thika në duart e mia. E njihja shumë mirë kuzhinierin dhe kishim marrëdhënie të mira. Kisha pirë shumë atë ditë. E përshëndeta te dera dhe i thashë të më bënte një vakt shumë të mirë. Vajza solli ushqimin, i thashë se ishte bajat dhe filluam të flasim me zë të lartë. Në atë moment kuzhinieri erdhi tek unë dhe më tha: “Këtë kishim, mos bëni zhurmë dhe filloi të shante. Unë i thoja të ndalonte, ai lëvizte krahët dhe këmbët dhe unë ulesha në karrige dhe përsëri i shpjegoja dhe i thoja të lutem. Nuk kisha ndërmend ta godisja, nuk jam ai lloj njeriu”.
Por në fakt nuk ndodhi kështu, pasi mbasi e plagosi, u sul sërish për të sulmuar shqiptarin.
“I gjithë episodi është shkaktuar nga autori. Nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi, do ta kishte goditur me thikë për herë të dytë, e cila mund të ishte goditja fatale. Arsyeja ishte e parëndësishme,”- tha Othon Papadopoulos, avokati i kuzhinierit në emision.
Gjithsesi, pavarësisht plagosjes së rëndë, sot duket se shqiptari është në gjendje të mirë, i gatshëm për t'ju rikthyer punës./ZËRI