ITALI- Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar nga autorietet italiane, në Romës. Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari, vëllai i deputetes së PD-së Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romës u bë i mundur arrestimi i tij.
Ai u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. Markelian Hoti dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait.
Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur brenda kontejnerëve që mbërritën në portin e Antverpit, 27-vjeçari u zhduk. Për këtë arsye, kundër tij u lëshua një urdhër arresti evropian në janarin e kaluar për komplot për trafik droge, një krim që mbart një dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim.
Sipas mediave italiane, Hoti kishte qëndruar “në hije”, pasi pronari i hotelit ku ai po strehohej nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në sistemin “Alloggiati ëseb”, duke e bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet. Pasi iu verifikua identiteti, ai u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës./ZËRI