Politikë

"Nuk kishte kuorum"/ Grupi i PD-së letër Nikollës: Draftet e miratuara të shpallen të pavlefshme

Shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi që i është dërguar për dijeni edhe Presidentit Bajram Begaj nënvizon se votimi sot u bë në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u garantua kuorumi i nevojshëm.

f.t
"Nuk kishte kuorum"/ Grupi i PD-së letër Nikollës:
Parlamenti

TIRANË-  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në seancën e sotme plenare i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla deklarimin e pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi që i është dërguar për dijeni edhe Presidentit Bajram Begaj nënvizon se votimi sot u bë në shkelje të Kushtetutës pasi nuk u garantua kuorumi i nevojshëm.

Deputetë e opozitës nuk votuan për prezencën edhe pse morën pjesë në senacën e sotme plenare. Ata u shprehën se procesi i votimeve nuk duhej të hapej, pasi nuk plotësohej kuorumi i nevojshëm. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71./ZËRI

Poll

MOS HUMB