Aktualitet

Dhunoi 14-vjeçarin në Lezhë/ Nxënësit në protestë për rikthimin e mësuesit

Sipas tyre pezullimi i mësuesit është i padrejtë, pasi ai ka rënë pre e një kurthi, duke u provokuar nga vetë nxënësi dhe për më tepër nxënësi nuk ka marrë asnjë dëmtim.

k.m.
Dhunoi 14-vjeçarin në Lezhë/ Nxënësit në
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Nxënësit e shkollës “Kosova” në Lezhë kanë bojkotuar mëngjesin e sotëm procesin mësimor, në shenjë proteste për pezullimit e profesorit të matematikës, pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet teksa dhunon bashkëmoshatarin e tyre.


Sipas tyre pezullimi i mësuesit është i padrejtë, pasi ai ka rënë pre e një kurthi, duke u provokuar nga vetë nxënësi dhe për më tepër nxënësi nuk ka marrë asnjë dëmtim. Nxënësit shprehen se nuk do të vijojnë mësimin deri në rikthim të mësuesit të tyre.

Poll

MOS HUMB