
TIRANË- Ervis Martinaj, Erigers Mihasi dhe gjithë të njerëzit e afërm me ta ishin në plan të për t'u vrarë. Për të kryer ekzektimin janë angazhuar Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Drianto Bardhi. E gjitha ka ndodhur pasi miqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt u prish pas 15 vitesh bashkëpunim. Të dy kishin punuar bashkë tek lojrat e fatit dhe në biznese të tjera si psh: hotele, bare, lokale në disa zona të Trianës. Konflikti ndërmjet tyre ka pasur pasi Duka ka vrarë Santiago Malkon, i cili i kishte marrë peng dhe i kishte dhunuar të atin, Muhamed Dukën. Kështu që për të marrë hak e vrau.
BISEDA E PLOTë MES TYRE:
Nga ana tjetër edhe Martinaj donte që të merrte hak për vrasjen e Santiago Malkos, por kundër kishte Fatmir Hysenin, i cili kishte marrë përsipër që të hiqte qafe biznesmenin që tashmë është i zhdukur prej 2 vitesh. Të vendosur që të vrisnin bossin e lojrave të fatit, e lokalizojnë më 10 korrik 2020 në Dhërmi, me një femër. Duka njofton Fatmir Hysenin, ndërsa ky i fundit fle me një person që e quan "nipçe" dhe e dërgon për të verifikuar informacionin. Drianto Bardhi shkon gjithashtu me armë në Dhërmi dhe takohet me "nipçen" e Fatmir Hysenit. Por në atë moment nuk ndodh asgjë. Më pas, Martinaj zhduket!
"Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit i tregon qe ai (duke ju referuar Ervis Martinaj) ka qene pardje ne Lezhe tek Nokt dhe mban dy te operacionales me vete dhe nuk del nga blindi. Mbase e terezisin por eshte shume i trembur nuk del fare nuk takon asnje dhe tek Arberia (Hotel Arberi ne La9). Ne vazhdimesi Fatmiri i shkruan qe Hatua (Elion Hato) nuk eshte, ka ikur ne Kosove se i kane shkuar shteti ne shtepi. Edhe "Boli" (Erigers Mihasi) nuk eshte aty ka ikur i ka heq edhe femijet dhe nusen nga aty. Babai i Visit ka vajt ne shtet kur u vra ai dhe ka dhene emra nje dite mbas varrimit te Arit (Bujar Lika), a kena mundesi me marr vesh ca emrash ka dhene? Ndihet i rrezikuar se ka njerez si ne mbas. Leonardi i shprehet qe ai (Ervis Martinaj) do rri mbyllur ca kohe por presim deri sa t'i vije ora. "Ai" (Ervis Martinaj) po rrin vetem tek Nokt, e mban ai Ndoka ne krevat. Ne vazhdimesi Fatmiri i shkruan qe, nuk ja ke idene sa veta i jane vene atij nja 50 veta, do ti qihet motra moterqirit. Nuk qan per Arin (Bujar Lika) po qan per Santin (Santiago Malko), o Santi me le halle te medhaja ne kurriz kishte thene. Fatmiri i shkruan qe ai ka marre vesh per lidhjet tona me Durresin, per "Lalen" dhe per lidhjet ne Shkoder dhe per Lict. Ai din te tera se shkon dhe qahet tek Nokt. Leonardi i shkruan qe nese i ka marre vesh kto ka per te ikur. Fatmiri i shkruan qe ai do vdesi, te kam thene dhe ta them prap, lutemi zotit vetem mos te iki dhe ta shikosh vlla. Leonardi i shkruan qe ishalla po na bjen ne dore shpejt pidhi robve."
Duke qenë se nuk e lokalizojnë dot, e ndjekin edhe tek vila e tij në Surrel.
"Leonard Duka komunikon edhe me Fatmir Hyseni te cilin e ben me dije qe ka cuar njeres te ruajne ne Surrel sepse i ka dhene informacion Klajdi qe mund te jete ne Surrel. Njekohesisht i dergon edhe fotot te cilat i ka derguar Drianto nga pika e vrojtimit. Fatmiri shkruan qe nese eshte aty me thuaj qe te vij edhe une andej dhe nese te duhet njeri tjeter me thuaj te vij me mua. Leonardi i shkruan qe nese eshte aty do t'i parkohemi dhe ishalla najep mundesi."
Në gusht, më datë 1, Leonard Duka siguron informacionin që Ervis Martinaj i ka "futur" disa femra që t'ja nxjerrin në pritë. Këtë informacion Duka ia zbulon menjëherë Fatmir Hysenit, kështu planifikojnë së bashku vrasjen e personave që do afrohen për të vrarë Leonardin. Për të finalizuar planin e tyre, Duka do të luante rolin e "karremit" dhe do të shkonte me vullenet të plotë që të takohej me femrat që i kishte vënë pas Martinaj, por në një territor që e njihte shumë mirë edhe vetë.
Kështu, Erlis Duka është takuar me një personi të identifikuar si "Sandri", ku do të ndodhte edhe takimi dhe i ka kërkuar që të fikë të gjithë kamerat. Ndërkohë Hyseni ishte nisur nga Vlora dhe kishte ardhur në Tiranë me makina, njerëz dhe armë. Në mbështetje të tij do të ishte edhe Altin Gega, sepse ia njihte të gjithë "gjuajtësat" Ervis Martinajt dhe nuk do të rrezikonte asnjë të pafajshëm. Por gjithashtu do të priste edhe ekzekutorët që t'i largonte nga vendi i ngjarjes pasi të kryenin vrasjen. Në këtë rast, Drianto Bardhi me motoçikletën e tij do të luante rolin e vëzhguesit për personat që do i afroheshin Dukës. Sipas tyre, personi që mund të bënte "vrasjen" do të ishte tashmë i ndjeri Erigers Mihasi i njohur me pseudonimin "Boli" dhe një punonjës i Policisë së Shtetit, të cilit i thërrisnin me emrin "Olsi".
"Po qe do ta bejme (vrasim) ate Olsi nqs ai ju mbyll ballet ktyre ai bythqiri se po e krruan bythen vete me sa po shikoj. Leonardi i shprehet qe duhet te nisim punen te forcohemi ekonomikisht se bejme ca te duam me kta. Ne vazhdimesi Leonardi i thote qe fol me Dashin, ai miku thote Altini duhet me ja bo ysmetin Olcit se Bolin ta mbyllim ne. (Me emrin Bali i referohen shtetasit Erigers Mihasi). Fatmiri i shkruan qe, po mire merremi ne me Olcin (lidhje e Ervis Martinaj) ca te bejme se Visin (Ervis Martinaj) e vogel vetem kur te dali nga gropa do ta gjejme. Leonardi i shkruan, po tani qe doli "boli" ne kerkim do e bejne, ato aty e kishin perdite,"-i shkruan Hyseni-Dukës.
Gjithçka ishte gati!
Leonard Duka më datë 12 gusht 2020 ka kontaktuar me vajzat, por asnjë nuk pranoi që të takohej me të, njëra i tha se ishte në Shkodër, e tjetra i shkruante se kishte angazhime. Kështu që plani u la përgjysmë!/ZËRI