
ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i cili kishte dhunuar brutalisht partneren, nënën e katër fëmijëve të tij. Ngjarja ndodhi mbrëmë, rreth orës 19:00, në Ravello, në fshatin Castiglione, ku një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, dhunoi partneren e tij 37-vjeçare.
Dhuna ka ndodhur para katër fëmijëve të vegjël, më i madhi pesë vjeç, më i vogli trembëdhjetë muajsh, pas një debati për arsye të parëndësishme. Shqiptari ka përdorur edhe një thikë kuzhine, duke i plagosur në dorë. Gruaja me origjinë nga Ravello, si pasojë e dhunës pësoi një frakturë tek kocka e qafës, pikërisht mes mjekrës dhe kërcit tiroide të laringut, plagë në dorë, mavijosje dhe nxirrje në pjesë të ndryshme të trupit.
Nëna e 4 fëmijëve ndodhet në spital dhe u tregoi mjekëve se ishte dhunuar me shkelma dhe grushte. 35-vjeçari shqiptar rezulton emër i njohur për autoritetet italiane./ZËRI