
SERBI-Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, ai është ekzekutua me disa plumba. Pas vrasjes së tij, një reagim prekës ka ardhur edhe nga partnerja e shqiptarit, Lirisona Shala. Ajo ka ndarë me anë të një video në 'Tik Tok momentet' më të lumtura me shqiptarin e ndjerë.
“Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo një një postim në rrjetin social 'Tik Tok'.
Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe këtë të premte. Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe i njëjti kishte shtënë në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje./ZËRI