Aktualitet

Operacion i madh antidrogë në Tiranë, lëshohen 24 urdhër-arreste

Drejtori i Policisë Tiranë pritet të japë një deklaratë për mediat

E.K
Operacion i madh antidrogë në Tiranë, lëshohen 24
foto ilustruese

TIRANË- Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar në orët e fundit nga policia e kryeqytetit.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se operacioni është ndërmarrë nga Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, Policia ka sekuestruar drogë të llojit, kokainë, kanabis dhe heroinë.

Lidhur me këtë operacion janë lëshuar rreth 24 urdhër-arreste, ndërsa në orët në vijim policia pritet që të dalë në një deklaratë zyrtare.

Poll

MOS HUMB