Aktualitet

Padia për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin

Mbledhja e sotme u mbyll pa një vendim, dhe pa një datë për seancën e radhës

E.K
Padia për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë as sot një vendim, pas shqyrtimit të tre padive për shfuqizimin e pjesshëm të disa neneve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Në seancën e sotme u parashtruan provat shtesë të kërkuara nga “Kushtetuesja”.

Mbledhja u mbyll pa vendim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi se data dhe ora kur do të merret vendimi do të komunikohen në vijim.

Në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 3 padi të ndryshme për taksën e profesioneve të lira, të cilat po shqyrtohen në të njëjtën seancë.

Padia e parë në Kushtetuese u depozitua në muajin shkurt 2024 nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Më pas në muajin Mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Një padi e tretë më 19 Prill u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga avokati Lulzim Alushaj, të cilit iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financiarë, agjentë të shitjeve të pronave etj, edhe shoqata biznesi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB