Aktualitet

Pamje të reja nga aksioni i SPAK, kontrolle në Tiranë, Vlorë dhe Palasë (VIDEO)

Pamjet e mëposhtme janë filmuar në kompleksin “Delijorgji”, aty ku u ushtrua kontroll një natë më parë në banesën e Ermir Ndrejajt, një prej personave të prangosur. Në pranga janë vënë edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, ndërsa një tjetër person është arrestuar në Elbasan.

F.m
Pamje të reja nga aksioni i SPAK, kontrolle në Tiranë, Vlorë
Foto Ilustruese

TIRANË- Këto janë të tjera pamje që tregojnë pjesë nga aksioni i zhvilluar një natë më parë në Tiranë. Mësohet se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është goditur një grup që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Pamjet e mëposhtme janë filmuar në kompleksin “Delijorgji”, aty ku u ushtrua kontroll një natë më parë në banesën e Ermir Ndreajt, një prej personave të prangosur. Në pranga janë vënë edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, ndërsa një tjetër person është arrestuar në Elbasan.

Kontrolle janë ushtruar edhe në Vlorë apo Palasë. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar ora të shtrentja, bizhuteri dhe makina luksoze. 

Gjithashtu i janë komunikuar akuza të reja edhe Plarent Dervishajt e Erion Alibejt, të cilët ndodhen aktualisht pas hekurave. Ka qenë pikërisht dëshmia e Alibejt që ka çuar në goditjen e këtij grupi kriminal.

Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoj, ndërsa Alibej, i penduari i drejtësisë, akuzohet për disa vrasje me pagesë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB