Aktualitet

Pamjet e arrestimit të Tafanit në hotelin në Lushnje, për 3-4 ditë zbërtheu 6 vrasje

Tafani u vu në pranga mbrëmjen e të shtunës, 23 Shtator në Lushnje, dhe më pas zbërtheu disa ngjarje kriminale, ku ishte dhe vetë pjesë

E.K
Pamjet e arrestimit të Tafanit në hotelin në Lushnje, për
Artan Tafani

LUSHNJE- Zëri.ai ka siguruar pamjet e arrestimit të të pënduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u vu në pranga disa ditë më parë në Lushnje, dhe më pas ka zbërthyer 6 vrasje dhe krime të tjera që kanë ndodhur në vend, me protagonist anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.

Tafani është vënë në pranga në datën 23 Shtator, teksa qëndronte në një hotel pranë autostradës në Lushnje, ndërkohë që me vete i janë gjetur edhe armë. Ai në harkun kohor të 4 ditëve bashkëpunoi me drejtësinë, dhe zbërtheu vrasjet dhe krimet e ndodhura, në të cilat kishte marrë pjesë edhe vetë.

Në kuadër të operacionit “Never Forget” që u zhvillua pas dëshmisë së Artan Tafanit, pjesëtar në bandën e Laert Haxhiut, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u vunë në pranga 12 persona ndërsa u shpallën në kërkim 4 të tjerë.

6 vrasjet e zbardhura:

Alban Semaku, 17 Tetor 2021

Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021

Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021

Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021

Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)

Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB