
TIRANË- Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duket se gjithçka është gati për protestën e opozitës që do të mbahet pasditen e sotme, në orën 17:30.
Punonjësit e policisë që janë angazhuar në terren kanë vendosur gardhet metalike, ndërkohë që edhe ekipi i organizatorëve të PD-së, po kujdeset me detajet e fundit për ekranet dhe foninë e protestës.
Në të gjithë Bulevardin prej ditës së djeshme janë instaluar kamera sigurie, në mënyrë që të identifikohet çdo qytetar që mund të ndërmarrë akte të dhunshme.
Në terren gjatë ditës së sotme pritet që të jenë të angazhuar 1100 efektivë policie, ndërkohë që dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara. Kjo është protesta e parë e thirrur nga opozita, pas përçarjes së saj në disa grupime.