TIRANË- Një moment paniku u regjistrua gjatë protestës në Tiranë, ku qindra qyetarë ishin mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në shëshin "Skënderbej" mes pjesëmarrësve të shumtë në numër, u raportuar se një qytetar nuk është ndjerë mirë.
Bëhet fjalë për ish-profesorin e gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, Isfu Morina, i cili u shoqërua me autoambulancë. Ai ka kërkuar ndihmën urgjente në momentin që nuk është ndjerë mirë, ndërsa tashmë mësohet se po merr mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë, një familjar i ish-komandatit të UÇK-së foli për mediat duke sqaruar se kjo gjendje i ndodhi për shkak të lodhjes. Ai shtoi se nuk kishte ngrënë ushqim, pasi janë nisur që në mëngjes për të mbërritur për protestën në Tiranë.
“Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”, tha ai.
Tubimi i sotëm u zhvillu paqësisht dhe pa incidente. Që në orët e para të mëngjesit dhe deri në vijim të protestës, ka mbizotëruar një atmosferë e qetë me tinguj e simbole patriotike./ZËRI