Aktualitet

Para nisjes së protestës, "blindohet" Kuvendi, "Shqiponjat" vendosen gardh

Masat e shtuara të sigurisë janë marrë në kuadër të protestës së paralajmëruar, ndërsa efektivët janë pozicionuar në disa pika përreth zonës.

zh.ll
Para nisjes së protestës, "blindohet" Kuvendi,
pamje para kuvendit

TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare, forca të shumta policie dhe automjete të uniformave blu kanë rrethuar dhe bllokuar hyrjen e Parlamentit.

Masat e shtuara të sigurisë janë marrë në kuadër të protestës së paralajmëruar, ndërsa efektivët janë pozicionuar në disa pika përreth zonës. Forcat e policisë janë vendosur nga Xhamia e Namazgjasë, përgjatë “Rrugës së Elbasanit”, deri në drejtim të Ministrisë së Brendshme. 

Pranë Parlamentit është vendosur edhe një autobot uji, i cili mbahet në gatishmëri në rast nevoje për ndërhyrje gjatë protestës.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa një prej çështjeve kryesore në rendin e ditës është projektligji për riorganizimin territorial të vendit. Projektligji i PS parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, me 15 bashki që pritet të bashkohen me njësi vendore më të mëdha./ZËRI

Poll

MOS HUMB