Aktualitet

Parakalimi i gabuar, aksident i rëndë në Lushnje-Fier, makina përfundon mbi barrierat metalike

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të përfundojë mbi barrierat metalike

E.K
Parakalimi i gabuar, aksident i rëndë në Lushnje-Fier, makina
pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje Fier.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pushimit të shoferit, ku dy mjete janë fërkuar në tentativë parakalimi. Për këtë shkak një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes së mjeteve.

Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në mes të barrierave të hekurta.

Parakalimi i gabuar, aksident i rëndë në Lushnje-Fier, makina

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin ashtu dhe për disiplinimin e trafikut.

Dy ambulanca ndodhen në vendngjarje për të marrë të lënduarit ndërsa asnjë prej tyre nuk paraqet lëndime serioze.

Poll

MOS HUMB