Aktualitet

Parandalohet vrasja në Lushnje

Mbrëmjen e djeshme, një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet B.H., kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten e tij.

k.m.
Parandalohet vrasja në Lushnje
Momenti i arrestimit

LUSHNJE- Parandalohet një vrasje në Lushnje. Mbrëmjen e djeshme, një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet B.H., kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten e tij. E gjithë ngjarja është zhvilluar në prani të fëmijës së tyre të mitur, por fatmirësisht e reja është shpëtuar në kohë nga efektivët e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:


Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi: -B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB