Aktualitet

Tentoi të grabiste banesën në Spanjë por thyen këmbët, shqiptari dërgohet nga policia në spital

I riu shqiptar sapo kuptoi që është parë nga pronari i shtëpisë ka tentuar të largohet, por në momentin që tentoi të hidhet nga muri ka thyer të dy kyçet e këmbëve.

I.F
Tentoi të grabiste banesën në Spanjë por thyen
Policia spanjolle

SPANJË- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Palmas të Spanjës, pasi tentoi të grabiste një banesë.

Sipas mediave vendase, ka qenë pronari i banesës i cili ka telefonuar policinë, kur kuptoi se në shtëpinë e tij kishte hyrë dikush për ta grabitur.

I riu shqiptar sapo kuptoi që është parë nga pronari i shtëpisë ka tentuar të largohet, por në momentin që tentoi të hidhet nga muri ka thyer të dy kyçet e këmbëve.

Pronari i banesës ka qëndruar me shqiptarin deri sa erdhi policia, e cila në momentin që po e arrestonte ka vënë re kyçet e fryra të këmbëve. Efeketivët më pas kërkuan një ambulancë që e dërgoi në spitalin Son Espases. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB