TIRANË-Partia Demokratike do të mbledhë të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar.
Sipas rendit të ditës, gjatë mbledhjes do të zgjidhet ekipi që do të ndihmoj kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike. Konkretisht, Këshilli Kombëtar pritet të votojë për Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e PD-së, anëtarët e Sekretariatit të Partisë dhe Komisionin e Apelimit.
Përveç zgjedhjes së strukturave drejtuese, në mbledhje do të diskutohen edhe çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e Partisë Demokratike.
Njoftimi i PD:
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!
Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së;
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.
Ju falemnderit!/ZËRI