Aktualitet

PD nxjerr PAMJET: Protestuesit u dhunuan nga Policia

Në pamjet e publikuara ata kanë plagë në fytyrë.

E.K
PD nxjerr PAMJET: Protestuesit u dhunuan nga Policia
Protestuesit e dhunuar

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar këtë të mërkurë pamjet e tre protestuesve që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka janë dhunuar nga Policia e Shtetit, gjatë protestës së opozitës, një ditë më parë. Në pamjet e publikuara ata kanë plagë në fytyrë.

“Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë  nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z.Andrea Malia e Z.Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbarare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht”, shkruan Noka në një postim në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamur Noka (@nflamur)

Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së. Dje, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha zhvilloi një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha e ndoqi nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve, të cilët hodhën molotov, kapsollë dhe tymuese drejt Kryeminsitrrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB