Aktualitet

Pedagogë dhe studentë protestë kundër plagjiaturës dhe Rektorit 'kopjac' të UT-së

Gjatë fjalës së tyre, ata u shprehën se vendi ynë nuk e meriton një standart të tillë.

E.K
Pedagogë dhe studentë protestë kundër plagjiaturës dhe
Pamje nga protesta

TIRANË- Pedagogë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të premte para Rektoratit të Universitetit të Tiranës kundër plagjiaturës. Kjo protestë vjen pas denoncimit të bërë nga ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka për Rektorin e UT-së, Artan Hoxha se ka marrë tituj shkencorë, duke përdorur punime të kopjuara. Gjatë fjalës së tyre, ata u shprehën se vendi ynë nuk e meriton një standart të tillë.

Ndërkohë i pranishëm në protestë ishte dhe pedagogu, Lush Susaj. Ky i fundit u shpreh se vendi ynë është 4000 mijë vende pas Universitetit të Beogradit dhe 2 mijë vende larg atij të Prishtinës dhe kjo është e rëndë, shprehet ai.

Lush Susaj: Universiteti ynë Politeknik i Tiranës është 4000 mijë vende pas universitetit të Beogradit, 2000 mijë vende pas universitetit të Prishtinës dhe nuk e meritojnë një standard të tillë arsimi. Problemi i plagjiaturës nuk është vetëm një problem ligjor por edhe moral./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB