
VLORË- Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë era po favorizon përhapjen e flakëve. Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Temperaturat e larta, era e fortë dhe rindezja e zjarrit ka lëshuar tym kancerogjen mbi qytet, duke krijuar jo pak shqetësim për banorët dhe pushuesit në këtë periudhë.
“Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, shprehet qytetarët.
Kjo situatë që rëndon shëndetin e qytetarëve ka edhe impakt negativ për sezonin turistik. Banorët e Vlorës shohin si shpresë të vetme për situatën, vënien në funksion të Lanfillit te Sherishtës.