Aktualitet

Përgjimet e “SKY ECC” në Belgjikë, jepet pretenca për shqiptarin me 6 emra, Prokuroria kërkon 10 vite burg

 Prokurori federal e konsideron atë furnizues të lëndëve narkotike dhe ka kërkuar 10 vjet burg. 

a.l
Përgjimet e “SKY ECC” në Belgjikë, jepet pretenca
Foto ilustruese

BELGJIKË- Është zhvilluar seanca e radhës në gjykatën penale të Brukselit për rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, ku u arrestuan 128 persona. 

Avokati mbrojtës i tre transportuesve të dyshuar të drogës kërkuan pezullimin e vendimit për Magomed P. dhe Thomas D. dhe lirimin e shqiptarit Daniel K.D, i cili kërkohet në Angli për vrasje dhe u arrestua në fillim të shkurtit. Prokurori federal e konsideron atë furnizues të lëndëve narkotike dhe ka kërkuar 10 vjet burg. 

Për Thomas D., mbrojtja kërkoi gjithashtu pezullimin e vendimit ose në mënyrë alternative shërbim në komunitet. Ai është në gjyq për dyshohet se ka kryer disa transporte në Itali dhe ka firmosur dokumentet për krijimin e BAT Concept, një kompani që nuk e ka drejtuar kurrë, raportojnë mediat vendase. 

Magomed P. po ndiqet penalisht pasi dyshohet se ka transportuar kokainë për llogari të vlonjatit Eridan Munoz Guerrero, një prej drejtuesve të dyshuar të kësaj dosjeje. Prokuroria publike federale kërkoi për të dënimin me 4 vjet burgim, 4000 euro gjobë dhe 4000 euro sekuestrim, shumën që ka marrë për transportet që ka kryer.

“Klienti im ka pranuar të jetë një ushtar,” pranoi avokati i tij.

Kush është Daniel K. D?

32-vjeçari është një nga të dyshuarit, që aktualisht është nën gjykim para gjykatës penale të Brukselit, në atë që po konsiderohet nga mediat vendase si gjyqi më i madh për trafikun e lëndëve narkotike. Shqiptari, që ka 6 pseudonime, nuk u arrestua asnjëherë, gjatë kohës së hetimeve.

Gjykatësi hetues Tock ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar kundër tij. Ai u arrestua të martën gjatë kontrolleve në banesë të autoriteteve dhe do jetë i pranishëm në gjyq. Daniel K dyshohet se ka kryer një vrasje edhe në Britaninë e Madhe. Nuk është saktësisht e qartë se çfarë roli ka pasur ai në përgjimet e Sky Ecc. 

Në Belgjikë, pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc, u zbulua një rrjet i madh i trafikut të lëndëve narkotike, ku shumica janë shqiptarë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB