
PAMJE NGA ZJARRI
KORÇË-Një vatër e madhe zjarri, që është aktive prej tre ditësh në Malin e Thatë në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Maqedonisë së Veriut rrezikon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës. Operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar edhe përgjatë të shtunës.
Ndërkohë një operacion i madh është duke u zhvilluar në territorin e bashkisë Pustec për shuarjen e zjarrit, ku ka nisur edhe ndërhyrja për shuarjen e flakëve. Operacioni nga ajri pritet të vijojë edhe ditën e diel, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit pasi përhapja e tyre mund të rrezikojë Parkun Kombëtar të Prespës./ZËRI
Poll