
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Ditën e sotme pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët./ZËRI
Poll